LAJMI I FUNDIT:

Të famshmet shqiptare që pritet të bëhen nëna gjatë vitit 2018 (Foto)

Të famshmet shqiptare që pritet të bëhen nëna gjatë vitit 2018 (Foto)

Viti 2017 ishte pa dyshim viti i shumë dasmave të njohura në shoubizin shqiptar.

Shumë këngëtarë të njohur i dhanë fund beqarisë së tyre, teksa kishte edhe të famshme femra që u bënë nëna për herë të parë.


Adelina Ismaili, Tuna, Leonora Poloska, Majk, Ryva Kajtazi, Besart Halimi, Albatrit Muqiqi, janë vetëm disa nga emrat që u bënë prindër për herë të parë këtë vit.

Yjet e estradës që u bënë prindër për herë të parë gjatë 2017-s (Foto)
Lexo po ashtu Yjet e estradës që u bënë prindër për herë të parë gjatë 2017-s (Foto)

Ndërsa jo të paktë janë të famshmit që presin të bëhen prindër edhe në vitin 2018.

Në vazhdim ju prezantojmë disa prej tyre:

Amarda Toska

Prezantuesja e njohur bëri vet të ditur muaj më parë përmes një fotografie të publikuar në Instagram se është shtatzënë për herë të dytë, dhe se ajo dhe Ermali do të presin një tjetër fëmijë në vitin 2018. Ndryshe, dyshja kanë së bashku një djalë të quajtur Joel.

Floriana Garo

Edhe ish-prezantuesja e “Jo vetëm modë”, Floriana Garo konfirmoi për ‘Opinion’ lajmin rreth shtatzënisë së saj, duke treguar se ajo dhe partneri i saj i ri presin të bëhen prindër për herë të parë gjatë 2018-tës.

Zaimina Vasjari

U përfol shumë rreth shtatzënisë së këngëtares Zaimina Vasjari. E njëjta flitej se nuk është në të vërtetë shtatzënë, dhe shkas për këto thashetheme u bënë fotografitë që publikonte në rrjetet sociale, ku shfaqej mjaft atraktive, deri në momentin që ajo publikoi në Instagram një fotografi nga vizita e saj e parë te gjinekologu. 2018-ta, do të jetë viti në të cilin këngëtarja do të bëhet nënë për herë të parë.

Bashkëshortja e Labit, Qëndresa

Dasma e çiftit Labinot Gashi dhe Qëndresa Bajrami bëri shumë bujë në rrjetet sociale. U përfol menjëherë edhe për një shtatzëni të mundshme të Qendresës, e cila më pas u konfirmua nga disa këngëtarë që ishin pjesë e dasmës.

Bashkëshortja e Besnik Qakës, Lolita Begolli

Edhe dasma e solistit të “NRG Band”, Besnik Qaka, me Lolita Begollin ishte shumë e përfolur. Ndërkohë vetëm pak javë më parë u bë e ditur se një fëmijë është rrugës për çiftin e njohur, dhe se në vitin 2018 ata do të bëhen prindër për herë të parë.

Bashkëshortja e Alban Mehmetit, Fjolla

Edhe këngëtari Alban Mehmeti do të bëhet baba për herë të dytë në vitin 2018. Bashkëshortja e tij Fjolla, konfirmoi shtatzëninë teksa publikoi disa fotografi në llogarinë personale në Instagram, ku shfaqej me barkun e rrumbullakosur.

Bashkëshortja e Albatrit, Egzona

Albatrit Muqiqi dhe Egzona do të bëhen prindër për herë të parë në 2018-tën. Edhe ky lajm për shtatzëninë e saj u konfirmua nga vet Egozan, e cila u shfaq me barkun e rrumbullakosur në disa fotografi të publikuara në rrjetet sociale. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë

"O Bes Kallaku", reagimi epik i Xhensilës kur fansat i përmendin ish-partnerin në koncert

Magazina
Luka Modric bleu një apartament luksoz në Zagreb - aty ku pritet të kthehet për të jetuar

Luka Modric bleu një apartament luksoz në Zagreb - aty ku pritet të kthehet për të jetuar

Magazina
Kejvina Kthella nis pushimet, provokon nga Dubai e veshur me bikini

Kejvina Kthella nis pushimet, provokon nga Dubai e veshur me bikini

Magazina
Ish-banori i Big Brother VIP Albania, na prezanton me partneren për herë të parë

Ish-banori i Big Brother VIP Albania, na prezanton me partneren për herë të parë

Magazina
Dhurata Dora 'zjarr' në klipin e ri

Dhurata Dora 'zjarr' në klipin e ri "Sheqer"

Magazina
“Çka më kanë parë sytë” - Pas largimit nga Big Brother VIP Albania, Jetmir Salaj kërcënon produksionin se do të zbulojë sekrete?

“Çka më kanë parë sytë” - Pas largimit nga Big Brother VIP Albania, Jetmir Salaj kërcënon produksionin se do të zbulojë sekrete?

Magazina
Kalo në kategori