LAJMI I FUNDIT:

Të dhëna të reja për ‘Opel Mokka facelift’

Të dhëna të reja për ‘Opel Mokka facelift’

Derisa presim që Opel të prezantojë versionin e Mokkas së re, ky ‘crossover’ i vogël kohë më parë është bërë me agregatin e ri me naftë.

Bëhet fjalë për motorin 1.6 cilindrash CDTI me 110 kuaj fuqi, i mjaftueshëm që Mokka shpejtësinë nga 0-100 km/h ta arrijë për 12.5 sekonda e me shpenzime karburanti 4.1 l/100 km.


Sa u përket varianteve të stilizuara të Mokkas, pritet që ndryshimet më të mëdha vizuale të jenë në mbrojtësin e parë, maskë dhe në drita, transmeton koha.net.

Automobili, transmeton Koha.net, do të ketë mbrojtësin e pasmë të ri, drita të pasme të zbukuruara dhe enterier të modernizuar me panelin e parë të reviduar dhe me sistemin e avancuar ‘infotainment’.

Premiera e Mokkas së re mund të mbahet në shtator në Panairin e Automobilit në Frankfurt .