Të bukura dhe të rrezikshme, vajza e Lundgren dhe ajo e Van Damme në ringun e boksit (Foto/Video)

Ishte ringu i boksit përmes të cilit Dolph Lundgren depërtoi në botën e filmit me rolin e Ivan Dragos në “Rocky IV” në vitin 1985.
Dhe derisa aktori vazhdon të duket i fuqishëm dhe i shëndetshëm, shumëçka ka ndryshuar në jetën e tij prej asaj kohe.

Suedezi shtatlartë tash është baba i një vajze 21 vjeçare, e cila quhet Ida.

Në prapaskenat e një fotosesioni, Ida është shfaqur së bashku me vajzën e Jean-Claude Van Damme, Bianca Bree.

Dolph hyn në ring me vajzën e tij dhe me atë të kolegut, të cilat janë mbresëlënëse dhe padyshim se janë pëlqyer në masë të madhe nga fansat e aktorit, tifozët e boksit dhe ata që i pëlqejnë femrat e bukura. /Telegrafi/

https://www.dailymotion.com/video/x5qucic
Nga
Telegrafi
17/06/2017
Top Lajme
BBVK
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals


































































