LAJMI I FUNDIT:

Do të blihen 5.650 laptopë për regjistrimin e popullsisë në Maqedoni, kushtojnë mbi tre milionë euro

Do të blihen 5.650 laptopë për regjistrimin e popullsisë në Maqedoni, kushtojnë mbi tre milionë euro

Enti Shtetëror për Statistika do të blejë 5.650 laptopë me çmim prej 650 eurove për regjistrimin e popullsisë që pritet të ndodhë në prill të vitit 2021.

Vlera e përgjithshme e llaptopëve prej 14 inç do të kap 3.2 milionë euro, ndërsa nëpër rrjetet sociale tashmë ka reagimi në lidhje me çmimin dhe se pse duhet të furnizohen laptopë kur nuk dihet nëse regjistrimi do të mbahet për shkak të coronavirusit, njofton Telegrafi Maqedoni.

Sipas Byrosë për Furnizime Publike, të vetmen ofertë e ka dhënë ‘Telekomi i Maqedonisë’, i cili e ka fituar tenderin.

Drejtori i ESHS-së, Apostol Simovski se me këtë furnizim shteti do të ruajë 2.5 milionë euro më shumë se sa regjistrimi i kaluar i cili u harxhua për letra. Ai sqaron se kompjuterët do të jepen donacion në Ministrinë e Arsimit dhe Shkencës, dhe më pas ministria do të vendosë se u do të përdoren në të ardhmen.

“Këto kompjuterët do të përfundojnë te një kategori e personave që u nevojiten dhe për këtë do të vendosë Ministria e Arsimit. Të gjitha përllogaritjet thonë se në këtë mënyrë ne do të kursejmë para dhe kohë. Vetëm për letër do të jepnim 2.5 deri 3 milionë euro më shumë, për shkak se duhet të shtypen të paktën 10 milionë pyetësorë, dhe çdo pyetësor duhet të ketë 4 faqe. Përveç kësaj duhet të angazhohen njerëz për përpunimin e të dhënave, ata duhet të paguhen. Më e rëndësishmja është se kursejmë kohë, se do të na duheshin një vit për t’i përpunuar të dhënat manual. Me laptopët në mënyrë të drejtpërdrejtë shkojnë në bazë, ndërsa në kompjuter nuk mbetet ndonjë e dhënë”, tha Simovski.

Sa i përket mbajtjes së regjistrimit në kohë pandemie, Simovski thotë se regjistrimi do të mbahet në prill të vitit të ardhshëm dhe se deri atëherë pritet të ketë vaksinë kundër COVID-19.

“Edhe tani kemi anketues në teren dhe nuk ka pasur problem. Tani për tani nuk planifikojmë ta anulojmë regjistrimin për shkak të coronavirusit, shpresojmë deri atëherë që situata të jetë nën kontroll”, tha ai.

Ndryshe, për regjistrimin do të angazhohen rreth 5500 anketues dhe ata do të zgjedhën me konkurs publik. Regjistrimi do të kushtojë 8.5 milionë euro./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Një i vrarë dhe një i plagosur me armë zjarri në Prishtinë

Një i vrarë dhe një i plagosur me armë zjarri në Prishtinë

Kronika e Zezë
Aplikimi i Kosovës për anëtarësim në Këshill të Evropës, opinioni i Bakoyannis sot në rend dite

Aplikimi i Kosovës për anëtarësim në Këshill të Evropës, opinioni i Bakoyannis sot në rend dite

Lajme
Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Lajme
“Ftojeni Kosovën që të bëhet anëtare e Këshillit të Evropës”, Knaus publikon dy pika të opinionit të Dora Bakoyannis

“Ftojeni Kosovën që të bëhet anëtare e Këshillit të Evropës”, Knaus publikon dy pika të opinionit të Dora Bakoyannis

Lajme
Syla: Kemi bashkëpunim me shtetet e NATO-s për blerjen e armatimit

Syla: Kemi bashkëpunim me shtetet e NATO-s për blerjen e armatimit

Siguri
U raportuan tri gropa në

U raportuan tri gropa në "Ndreqe.com", Komuna e Prishtinës intervenon në rregullimin e tyre

Prishtina
Kalo në kategori