LAJMI I FUNDIT:

Të arratisurit Grujevski dhe Boshkovski në burgun e Selanikut

Të arratisurit Grujevski dhe Boshkovski në burgun e Selanikut

Të arratisurit, Goran Grujevski dhe Nikolla Boshkovski të cilët janë fshehur nën identitetet e rreme, Hristo Atanasov dhe Nexhbi Hasan, tani më ndodhen në paraburgim pas arrestimit të tyre në aeroportin e Selanikut, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Për gjetjen e tyre ka ndihmuar komunikimi i të arratisurve me persona të caktuar nga Maqedonia, gjë që ka qenë e mjaftueshme që policia sekrete të gjejë vend ndodhjen e tyre. Por mbetet enigmë se për çfarë arsye dhe në çfarë teme kanë komunikuar, Grujevski dhe Boshkovski me personat të cilët kanë qenë logjistika e tyre në Maqedoni dhe se çfarë ndihme kanë marrë prej tyre.

Mediat greke shkruajnë se Grujevski dhe Boshkovski nga Selaniku kanë planifikuar të shkojnë në Budapest, por pasaportat e falsifikuara kanë qenë element i mjaftueshëm i dyshimit që ata të arrestohen dhe të vërtetohet identiteti i tyre i vërtetë.

Grujevski dhe Boshkovski akuzohen nga PSP për në rastet “Fortesa”, “Shënjestra” dhe “Fortesa 2”./Telegrafi/