eksperti-banner

Reperja e njohur nga Prizreni, Tayna, është mjaft aktive dhe e ndjekur në rrjetet sociale.

Ajo shpesh ndan me fansat imazhe dhe video të ndryshme duke mos i munguar as pozat provokuese në koleksionin e saj.


Së fundmi, krijuesja e hitit “Columbiana” solli dy fotografi tërheqëse e veshur me fustan ngjyrë portokalli.

103298548 2695617087336555 2985299271972504297 n Tayna (Foto: Instagram)

Fotografitë e shfaqin këngëtaren në formë të mrekullueshme, gjersa ka vënë në fokus gjoksin e saj atraktiv.

Nuk janë të pakta rastet kur Doruntina Shala (emri i vërtetë i Taynës) shfaqet e tillë, por që arrin të befasojë me secilën paraqitje të saj.

103274212 876855769468315 933597741354805763 n Tayna (Foto: Instagram)

Tayna momentalisht është duke punuar në projektin e ri muzikor, e cila thuajse është në finalizim të klipit të realizuar në Zvicër.

"A jo" e lansuar në kohë karantine ka arritur të grumbullojë mbi katër milionë shikime në platformën YouTube. /Telegrafi/