LAJMI I FUNDIT:

Tavë peshku me qepë dhe domate

Tavë peshku me qepë dhe domate

Përbërësit:

▪ 2 levrekë (mesatar)
▪ 1 finok
▪ 2 degë selino
▪ 1 qepë (mesatare)
▪ 1 kokërr hudhër (ose 4 – 5 hudhra të njoma)
▪ 2 domate
▪ 1 limon
▪ 1 filxhan kafeje vaj ulliri
▪ 1 tufë majdanoz
▪ 1 lugë çaji erëza (erëza mikse për peshk)


Përgatitja:

Pasi i pastrojmë zarzavatet i grijmë hollë dhe hedhim në formë shtrese qepën, hudhrat, finokun dhe selinon.

Sipër kësaj shtrese vendosim peshqit, që i kemi pastruar dhe i kemi bërë edhe me erëza.

Si shtresë të sipërme vendosim domate dhe limonin të prerë në formë rrathësh.

I hedhim pak ujë dhe vajin e ullirit, si dhe pak erëza.

E mbulojmë me letër alumini dhe e fusim në furrë 180 gradë.

E kontrollojmë pas rreth 20-25 minutash. Mund t’i shtojmë dhe pak ujë nëse ka shteruar (sipas dëshirës dhe pak verë të bardhë).

E lemë në furrë edhe për 10 minuta të tjera, duke ia hequr fare letrën e aluminit.

Kur e nxjerrim nga furra i hedhim majdanozin e grirë, për më shumë shije.