Kandidati i LVV-së për deputet, Taulant Kelmendi ka bërë të ditur se është përmbyllur prezantimi i projektit për rrugën Pejë–Kuçishtë–Çakorr, ashtu siç ishte premtuar dy javë më parë.

Sipas Kelmendit, në takim kanë marrë pjesë edhe Ministri i Infrastrukturës dhe Transportit, Dimal Basha, si dhe përfaqësues të banorëve të zonës.


Ai theksoi se gjatë prezantimit është diskutuar me projektuesit dhe janë dhënë sugjerime e vërejtje me qëllim që projekti të jetë sa më cilësor dhe në funksion të banorëve dhe turizmit.

“Kjo rrugë nuk është vetëm një investim në infrastrukturë, por një investim në zhvillimin ekonomik, turizmin dhe të ardhmen e gjithë zonës së Rugovës dhe Pejës”, ka deklaruar Kelmendi, duke shtuar se pas pritjeve të gjata po ecet drejt realizimit të një projekti që pritet të sjellë më shumë lidhje dhe më shumë mundësi zhvillimi për rajonin.

Ai falënderoi qytetarët dhe banorët për angazhimin dhe kontributin e tyre, duke përfunduar me mesazhin: “Vazhdojmë bashkë”.