LAJMI I FUNDIT:

Task Forcë për sigurinë në trafik

Task Forcë për sigurinë në trafik

Ministri i Infrastrukturës, Pal Lekaj, të premten ka nënshkruar vendimin për themelimin e Njësitit të Task Forcës për sigurinë e trafikut rrugor.

Ky njësit ka për qëllim mbikëqyrjen dhe mirëmbajtjen e të gjitha rrugëve publike, mbikëqyrjen dhe kontrollin e transportit rrugor, të udhëtarëve, mallrave dhe transportit tokësor të mallrave të rrezikshme, mbikëqyrjen e sigurisë rrugore në pajtim me rregullat e trafikut rrugor si dhe kontroll i punës së Qendrave të Kontrollimit Teknik të Automjeteve.


Njësiti udhëhiqet nga zëvendësministri i MI-së, Idriz Selimaj, dhe përbëhet nga zyrtarë dhe ekspertë të fushave përkatëse.

“Me qëllim të efikasitetit më të madh në përmbushje të misionit, Task Forca do të bashkëpunoj me Inspektoratin e MI-së, Policinë e Kosovës dhe zyrtarë të ministrive tjera. Këta do të përpilojnë edhe propozimet me masat konkrete, të nevojshme për rritjen e sigurisë në trafik”, thuhet në njoftim. /Telegrafi/