LAJMI I FUNDIT:

Tashmë dy Koretë do të kenë të njëjtën orë

Tashmë dy Koretë do të kenë të njëjtën orë

Takimi i Kim Jong-unt të Koresë së Veriut dhe Moon Jae-in të së Koresë së jugut shkrinë akujt mes dy vendeve, të cilat qëndronin prej vitesh në konflikt.

Ndërkohë që një hap i rëndësishëm është bërë nga Koreja e Veriut. Vendi i drejtuar nga Kim Jong ka ndryshuar orën. Tashmë Peniani nuk do të ketë orën e tij, por e ka ndryshuar atë, duke e çuar gjysmë orë para, aq sa është ora lokale e Koresë së Jugut, përcjell Telegrafi.


Lëvizja e akrepave përpara është vendosur nga Presidiumi i Asamblesë Supreme të Popullit dhe hyri në fuqi të shtunën. Peniani vendosi ndryshimin e orës në gushtin e vitit 2015 në shenjë proteste ndaj atij që e quajti “imperializmi dashakeq japonez”. /Telegrafi/