Prej më se një viti ata përflitet se janë çift bashkë, por tashmë duket se lidhja e tyre është konsoliduar.

Për herë të parë këngëtarja Çiljeta Xhilaga ka dalë hapur me portierin e “Partizanit” dhe të kombëtares shqiptare të futbollit, Alban Hoxha.

Ajo është parë mjaft elegante në festën e organizuar këtë të enjte me rastin e 30-vjetorit të Albanit, ku shihen duke festuar me miqtë e tyre të ngushtë.

Lajmet e fundit rreth yjeve seksi shqiptare (Foto/Video) Lajmet e fundit rreth yjeve seksi shqiptare (Foto/Video)

Alban Hoxha, portieri i Partizanit, ka festuar dje 30-vjetorin e lindjes, të cilin e ka kaluar mes miqve të mirë.

Duket se tashmë Çili dhe Albani ndihen të sigurtë në lidhjen e tyre, duke mos u fshehur më.

Vet Çiljeta shfaqet mjaft e angazhuar në muzikë. Ajo së fundmi po merr pjesë në “Kënga Magjike” me projektin “Hajmali.

Në këtë paraqitje ajo ka shkëlqyer duke u shfaqur tejet atraktive me një performancë speciale. /Telegrafi/