LAJMI I FUNDIT:

Tarifa e lirë e rrymës, EVN ka një informacion të rëndësishëm për konsumatorët

Tarifa e lirë e rrymës, EVN ka një informacion të rëndësishëm për konsumatorët

EVN Maqedoni në një njoftim drejtuar Telegrafit në Maqedoni tregon se deri në fund të ditës së djeshme ka mbaruar 50% të adaptimit të njehësorë të energjisë elektrike.

“Në përputhje me planin paraprakisht të përcaktuar, ekipet e EVN Maqedoni, deri në fund orarit të punës së djeshme(10 tetor) përfunduan me përshtatje të 50% të njehsorëve në të gjithë territorin e Republikës së Maqedonisë. Përshtatja e pjesës tjetër të njehsorëve do të bëhet gjatë javës rrjedhëse dhe të ardhëshme të leximit, varësisht nga grupa lexuese të cilës i takon konsumatori.”


”Konsumatorët u informuan individualisht përmes faturës për energji elektrike në lidhje me periudhën e adaptimit të njehsorit të tyre. Gjatë gjithë këtij procesi, meqë adaptimi i njehsorëve është manual, moment kyç përfaqëson kontakti fizik i ekipeve të EVN me njehsorët e konsumatorëve.”

”Implementimi i tarifës së re të lirë ditore nënkupton që përveç tarifës së lirë standarde të natës nga ora 22 deri 07 dhe tarifës së lirë gjatë gjithë ditës së diel, konsumatorët do të fitojnë edhe tarifë të lirë ditore në periudhën nga ora 14 deri 16 çdo ditë pune dhe të shtunën.”

”Njehsorët e adaptuar në ekranin e tyre tregojnë indikator të tarifës T2 gjatë periudhës nga ora 14 deri 16 prej të hënën e deri të shtunën.” thonë nga EVN.

Informacione më të detajuara dhe përgjigje të pyetjeve më shpesh të parashtruara në lidhje me tarifën e lirë ditore do të gjeni KËTU