LAJMI I FUNDIT:

Taravari: Shumica e pacientëve në gjendje të mirë shëndetësore

Taravari: Shumica e pacientëve në gjendje të mirë shëndetësore

Kreu i komunës së Gostivarit, Arben Taravari, sonte i vizitoi pacientët e lënduar që janë në spitalin “8 shtatori” në Shkup.

“Shumica e pacientëve janë në gjendje të mirë shëndetësore, vetëm dy prej tyre për momentin janë në gjendje kritike. Disa nga pacientët janë mirë dhe shpresoj se për pak kohë do të lëshohen në mjekim shtëpiak”, deklaroi Taravari, përcjell Telegrafi Maqedoni.


“Tre të lënduar nga aksidenti i djeshëm ende janë me gjendje kritike shëndetësore”
Lexo po ashtu “Tre të lënduar nga aksidenti i djeshëm ende janë me gjendje kritike shëndetësore”

“Komuna dhe këshilli do të bisedojnë dhe do të shohim se si mund t’u ndihmojmë familjeve”, deklaroi duke shtuar se ka qenë aksidenti më i keq deri tani.

Sot në mbledhjen komemorative për të ndjerët në aksident, Taravari falënderoi institucionet shtetërore, private dhe fshatarët për ndihmën e dhënë./Telegrafi/