LAJMI I FUNDIT:

Taravari: Sela kërkon unifikimin e opozitës, BESA ikë (Foto)

Taravari: Sela kërkon unifikimin e opozitës, BESA ikë (Foto)

Sekretari i LR-PDSH me një reagim në Facebook ka thumbuar Lëvizjen Besa duke e cilësuar qëndrimin e zëdhënësit të Lëvizjes Besa si vjedhje vreri, njofton Telegrafi Maqedoni.

”Ziadin Sela kërkon unifikimin e opozitës, duke u përpjekur që Lëvizja BESA të jetë plani i përbashkët strategjik i shqiptarëve të Maqedonisë. Etiketimi i llojit “hipokrit” nuk është asgjë tjetër, përpos ikje nga përgjegjësia për t’u unifikuar spektri opozitar, dhe se ky veprim i Lëvizjes BESA tregon hapur se nuk janë të gatshëm për ta luftuar pushtetin e BDI-së, porse taktizojnë me mjetet e tyre që tashme popullin po e bindin për të keqen e tyre.” thotë mes tjerash sekretari organizativ Arben Taravari./Telegrafi/


//

REAGIM Lideri i LR PDSH Ziadin Sela i vetëdijshëm për përgjegjësinë e tij politike është i detyruar nga morali në…

Posted by Arben Taravari on Thursday, April 7, 2016