LAJMI I FUNDIT:

Taravari për akuzat e OBRM-PDUKM-së: Shtëpinë në Shkup e kam blerë në vitin 2021

Taravari për akuzat e OBRM-PDUKM-së: Shtëpinë në Shkup e kam blerë në vitin 2021

Kryetari i Aleancës për Shqiptarët Arben Taravari, ka reaguar në lidhje me akuzat nga opozita maqedonase se ai ka blerë shtëpi luksoze në një lagje në Shkup me çmim shumë më të ulët.

Taravari në Facebook shkruan se shtëpinë e ka blerë në qershor të viti 2021, përcjell Telegrafi Maqedoni.


“Për shkak të shpifjeve të vazhdueshme nga VMRO-DPMNE dua të deklarohem para qytetarëve se shtëpia ime në Shkup është blerë në qershor të vitit 2021 dhe për këtë qytetarët mund të vërtetohen edhe zyrtarisht këtu”.

“ASH dhe unë nuk sjellim vendime të sponsoruara nga të mirat materiale. Vendimet tona janë për qytetarët dhe të ardhmen e tyre”, ka shkruar Taravari.

Ndryshe, Aleanca për Shqiptarët do të bëhet pjesë e Qeverisë ndërsa do të udhëheq me Ministrinë e Shëndetësisë dhe Ministrinë e Drejtësisë. Gjithashtu do të merr edhe pozita të zv.ministrave dhe disa drejtorive.

OBRM-PDUKM e akuzoi Arben Taravarin se në këmbim të hyrjes në Qeveri ka marrë shtëpi luksoze në Shkup me çmim jo real./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme

"Vuçiq e mendonte Slloveninë Eldorado serbe, kurse diplomatët e saj vegla të tij", ish-diplomatë serbë flasin për skandalin e fundit të Vuçiqit

Lajme
“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion

“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion

Drejtësi
Çitaku: Rezultati i zgjedhjeve të përgjithshme do të jetë befasues

Çitaku: Rezultati i zgjedhjeve të përgjithshme do të jetë befasues

Politikë
Rashiq për stërvitjet ushtarake serbe: Duan vetëm t’i tregojnë muskujt

Rashiq për stërvitjet ushtarake serbe: Duan vetëm t’i tregojnë muskujt

Siguri
Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Lajme
Kalo në kategori