LAJMI I FUNDIT:

Taravari: Kemi realizuar gati 70 për qind të premtimeve tona, komuna sërish do t’i takojë ASH-së

Taravari: Kemi realizuar gati 70 për qind të premtimeve tona, komuna sërish do t’i takojë ASH-së

Kryetari i Komunës së Gostivarit, Arben Taravari në konferencë për shtyp tha se Komuna e Gostivarit gjatë tre viteve qeverisje ka realizuar gati 70 për qind e premtimeve që janë premtuar në fushatën e vitit 2017.

“Kemi realizuar 70 për qind të premtimeve por po ashtu kemi realizuar projekte të cilat aspak nuk kanë qenë në programin tonë e që në ndërkohë kanë dalë si ide dhe janë realizuar”, tha Taravari, njofton Telegrafi Maqedoni.


Kreu i Komunës së Gostivarit përmendi realizimin e projekteve duke përfshirë këtu dy strehimoret e qenve, 4 çerdhet e reja, 30 kilometra rrugë nëpër vendbanime të ndryshme të Gostivarit, 20 kilometra ujësjellës, mbi 50 kilometra kanalizime, ndërsa investimi në shkolla është mbi 500 mijë euro.

“Në mandatin tre vjeçar, dy vjet nuk e kemi pasur Këshillin Komunal dhe kemi pasur pengesa të hatashme prej pushtetit qendror. Unë e di se ka pasur lëshime e gabime dhe punë qe kemi premtuar dhe nuk i kemi realizuar, por vlerësimi i qytetarëve vjen nga votat që i marrim nga ato”, tha Taravari.

Ai shtoi se sipas anketave, mandati tjetër 4 vjeçar në Komunën e Gostivarit sërish Aleancës për Shqiptarët dhe se kjo është vërtetuar edhe në zgjedhjet e para dy muaj e gjysmë./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
U tregua e ashpër ndaj Vuçiqit në Këshill të Sigurimit - reagime të shumta në mbështetje të përfaqësues së Maltës

U tregua e ashpër ndaj Vuçiqit në Këshill të Sigurimit - reagime të shumta në mbështetje të përfaqësues së Maltës

Lajme
Osmani organizoi pritje për përfaqësues të vendeve partnere të Kosovës pas takimit të Këshillit të Sigurimit të OKB-së

Osmani organizoi pritje për përfaqësues të vendeve partnere të Kosovës pas takimit të Këshillit të Sigurimit të OKB-së

Lajme
Momenti kur Osmani i thotë Vuçiqit

Momenti kur Osmani i thotë Vuçiqit "Shihi në sy dhe kërkoju falje katër viktimave të krimeve serbe"

Lajme
Momenti kur vetura “fluturon” në Veternik dhe përplaset në një pompë derivatesh

Momenti kur vetura “fluturon” në Veternik dhe përplaset në një pompë derivatesh

Kronika e Zezë
Kryesuesja në KS të OKB-së përplaset ashpër me Vuçiqin për minutat e fjalimit

Kryesuesja në KS të OKB-së përplaset ashpër me Vuçiqin për minutat e fjalimit

Lajme
Dështimi i procesit të votimit në veri, BE-ja nuk jep afat kur do të hiqen masat ndaj Kosovës

Dështimi i procesit të votimit në veri, BE-ja nuk jep afat kur do të hiqen masat ndaj Kosovës

Jehona Hulaj
Kalo në kategori