LAJMI I FUNDIT:

Taravari: Autori i planit 9 pikësh të OSBE-së për veriun e Kosovës ka qenë Bujar Osmani, fatmirësisht Qeveria e Kosovës nuk e pranoi

Taravari: Autori i planit 9 pikësh të OSBE-së për veriun e Kosovës ka qenë Bujar Osmani, fatmirësisht Qeveria e Kosovës nuk e pranoi

Kandidati i koalicionit “VLEN” për president të RMV-së Arben Taravari, sot në konferencë për shtyp ka akuzuar kundërkandidatin e tij Bujar Osmani, për planin 9 pikësh të OSBE-së për normalizimin e situatës në veriun e Kosovës.

Taravari në konferencë për shtyp tha se dje ka përjetuar shok teksa gjatë një aktiviteti në Tetovë, ka parë reagimin nga Prishtina zyrtare, më konkretisht nga zëdhënësi i Qeverisë së Republikës së Kosovës, i cili ka elaboruar që autori i planit 9 pikësh të OSBE-së për deeskalimin dhe normalizim në veriun e Kosovës, në fakt ishte vetë Bujar Osmani si kryesues i kësaj organizate.


“Autorisën e këtij plani, që atëkohë ishte komplet antipod me situatën dhe me interesat e Kosovës respektivisht shqiptarëve, e ka konfirmuar z. Osmani në një rrëshqitje të qëllimshme përgjatë një emisioni televiziv parmbrëmë në Kosovë. Kjo përpjekje e tij për të treguar se si ministër i jashtëm ka kontribuar edhe për stabilitetin në rajon, është një e vërtetë e hidhur për qytetarët e vendit tonë dhe shqiptarët kudo”.

“Tani jemi në situatën ku themi fatmirësisht që ai plan nuk u pranua dhe nuk u realizua nga Qeveria e Kosovës, se me sa pashë unë ai plan vetëm për deeskalim nuk ishte. Ne e dimë sepse kemi përcjellur me shqetësim të madh vëllazëror zhvillimet në Republikën e Kosovës dhe situatën në veriun e vendit atje. Presionet me të cilat është përballur Republika e Kosovës kanë qenë të mëdha, e në anën tjetër kërcënimet dhe lufta hibride nga shteti sërb në veriun e vendit ka qenë përmanent përherë”, tha Taravari.

Ai më tej theksoi se në planin e tij për deeskalim, në muajin qershor 2023, pra rreth 4 muaj para se të ndodhte sulmi terrorist i shtatorit në Banjskë, ku mbeti i vrarë polici dëshmor Afrim Bunjaku, Bujar Osmani ka propozuar:

“Kosova të tërheqë policinë speciale që atë kohë përkujdesej për sigurinë e qytetarëve që po cenohej nga banda kriminale sërbe atje; Për sigurinë në terren, që atë kohë ishte e cenueshme dhe me rrezikshmëri të lartë, ka propozuar që përgjegjëse të jetë policia e rregullt, me ndihën e KFOR-it dhe EULEX; Katër kryetarët shqiptarë, të zgjedhur në mënyrë legale pas bojkotit të zgjedhjeve nga serbët e atjeshëm, të japin dorëheqje në verën e 2023-ës. Kjo pikë ishte ishte një kërkësë zyrtare e Beogradit”.

“Si të mos mjaftonin këto gabime të mëdha diplomatike, mbrëmë Osmani paska thënë se plani i tij paska sjellë paqen. Si mundet një plan i cili u refuzua në tërësi nga Qeveria e Kosovës te sjellë paqen?”

“Lërini sulmet edhe mburrjet e kota z. Osmani, por shpjegojini publikut, pse keni kërkuar që në veri të Kosovës të largohen policët specialë, dhe të mbeten vetëm policët e thjeshtë? A e dini ju se me forcat terroriste, policët e thjeshtë nuk kanë kapacitet të përballen siç u konfirmua edhe me rënie dëshmor të Afrim Bunjakut? A është koncepti juaj për paqen, hapja e rrugës për terroristët dhe cënimi i sovranitetit të Kosovës?”, theksoi Taravari.

Ai gjithashtu theksoi se mendësisë qeverisëse të Osmanit dhe BDI-së në përgjithësi, duhet t’i thuhet Mjaft, sepse sipas tij, jo paaftësi mund t’u kushtojë tejmase shqiptarëve në kuptimin kombëtar.

“Mendoj se qytetarët janë ata që nuk harrojnë dhe ata janë përgjigja e fundit dhe më e vërteta se deformimi i vullnetit të tyre, i orientimit të tyre nuk mund të ndodhë. Këtë përgjigje ata do ta japin fillimisht me 24 prill e më pastaj edhe me 8 maj”, përfundoi Taravari.

Në trend Lajme

Më shumë
Prokuroria Speciale e fton në intervistë zëvendësministrin e Mjedisit, Hysen Durmishin

Prokuroria Speciale e fton në intervistë zëvendësministrin e Mjedisit, Hysen Durmishin

Lajme
Arrestohet i riu nga Peja, dyshohet se abuzoi seksualisht me një fëmijë - videon e publikoi në

Arrestohet i riu nga Peja, dyshohet se abuzoi seksualisht me një fëmijë - videon e publikoi në "TikTok"

Kronika e Zezë
Nisin hetimet për personin nga Klina që dyshohet se kreu marrëdhënie seksuale me familjaren e tij

Nisin hetimet për personin nga Klina që dyshohet se kreu marrëdhënie seksuale me familjaren e tij

Drejtësi
Haradinaj-Stublla: As NATO e BE nuk do të ishin fitore për Kosovën, nëse çmimi është defunksionalizimi i saj i brendshëm përmes Asociacionit

Haradinaj-Stublla: As NATO e BE nuk do të ishin fitore për Kosovën, nëse çmimi është defunksionalizimi i saj i brendshëm përmes Asociacionit

Lajme
Flet e dhunuara gjatë lųftës në Kosovë: Nuk kam familje dhe askush nga të afërmit nuk di për rastin tim

Flet e dhunuara gjatë lųftës në Kosovë: Nuk kam familje dhe askush nga të afërmit nuk di për rastin tim

Lajme
Policia e Kosovës sqaron se pse vendosi kamera në katër komunat veriore

Policia e Kosovës sqaron se pse vendosi kamera në katër komunat veriore

Lajme
Kalo në kategori