Përfaqësuesi special i Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së dhe Shefi i UNMIK-ut në Kosovë, Zahir Tanin, në paraqitej e raportit tremujor për Kosovën në Kombe të Bashkuara, ka theksuar e shumë prej pritjeve politike me të cilat ka filluar Kosova vitin 2016, kanë nxjerr pak rezultate, me të cilat kemi besuar, marrëveshja për demarkacionin me Malin e Zi nuk është ratifikuar ende”, ndërsa theksohet edhe liberalizimi i vizave që ende nuk është arritur.
Në raport theksohet se dhuna politike e muajve më të hershëm është ndalur, por pikëpamjet e ndryshme të partive politike, janë po aq të ndara dhe shoqëria vazhdon të jetë e ndarë, dhe kjo sipas raportit është fatkeqësi.
Ai përmend edhe takimin e Presidentit Hashim Thaçi me familjet e të zhdukurve, ku siç thuhet në raport, kjo çështje është duke u trajtuar në mënyrë institucionale dhe jo humanitare.
“Aprovimi i Ligjit për Trepçën në mënyrë të përshpejtuar ka dal si barrierë që ka krijuar reaksione mes serbëve të Kosovë dhe Beogradit, ku si pasojë serbët e Kosovës e kanë ndal bashkëpunimin qeveritar me institucionet e Kosovës”, thuhet në raport.
Në raport flitet për gjendjen e papunësisë, për të ardhmen evropiane të Kosovës dhe rajonit, për zhvillimet politike në komuna dhe zhvillime tjera dhe për zbatimin e ligjit.
“Vdekja e Astrit Deharit, aktivist i Vetëvendosjes, ka ngritur shumë brenga dhe ka shtuar indinjatë. Përveç pyetjeve që janë ngritur, duhet të zhvillohet një hetim i pavarur”, thekson raporti.
Po ashtu theksohet edhe arrestimi i të dyshuarve që kishin për qellim ndërmarrjen e sulmeve terroriste në Kosovë dhe rajon./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Kurti takon partnerët e koalicionit nga komunitetet joshumicë, flasin për zgjedhjet parlamentare
Qeveria i kërkon Komunës së Tetovës të ndërpresë punimet për stadiumin e ri, reagon Bilall Kasami
Shala për koalicion pas zgjedhjeve: Vetëvendosjes, “hendek” e jo vija të kuqe
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Ofertë e veçantë – vila në Brezovicë ofrohet me zbritje ID-246
Një jetë e re fillon këtu – banesa e gatshme 2+1 në rrugën ‘Gazmend Zajmi’ ID-251