LAJMI I FUNDIT:

Tanimë ka një pretendim të ri: Kim Jong-un mund të jetë plagosur gjatë testeve të fundit raketore

Tanimë ka një pretendim të ri: Kim Jong-un mund të jetë plagosur gjatë testeve të fundit raketore

Udhëheqësi i Koresë së Veriut, Kim Jong-Un mund të jetë lënduar gjatë provave të raketave, sipas një ish-zyrtari të rangut të lartë.

Një pretendim i tillë vjen pasi ishte së fundmi është raportuar shumë rreth shëndetit të liderit kontrovers.


Spekulimet shpërthyen pasi Kim humbi një festë vjetore për ditëlindjen e gjyshit të tij të ndjerë – Kim Il-sung, themeluesit të vendit – në 15 prill, përcjell Telegrafi.

Dhe, siç shkruajnë mediat të shumta, përfshirë edhe Mirror, tani Lee Jeong Ho, një ish zyrtar i Dhomës 39, një organizatë e drejtuar nga Partia e Punëtorëve të Koresë së Veriut, i ka thënë grupit të lajmeve Dong-A Ilbo se Kim mund të jetë lënduar një ditë më parë.

Siç thuhet, Koreja e Veriut lëshoi raketa të shumta fluturuese me rreze të shkurtër anti-anije në det dhe avionët Sukhoi qëlluan me raketa ajër-tokë më 14 prill, si pjesë e ushtrimeve të vazhdueshme ushtarake, konfirmoi ushtria e Koresë së Jugut.

Lee, i cili ka dezertuar në Shtetet e Bashkuara, tha se prova të tilla nuk do të kishin shkuar përpara pa urdhrin e komandantit të përgjithshëm, duke nënkuptuar që Kim ishte i aftë ta bënte këtë kur raketat u nisën në orën 7 të mëngjesit.

Ai i tha gazetës: “Kim mungonte në raportet e testeve ndërsa nuk u la asnjë filmim nga lëshimi i raketave dhe trajnimi i avionëve luftarakë, gjë që tregon një mundësi të një aksidenti të papritur që mund të jetë shkaktuar nga mbeturinat ose zjarri”.

Ndryshe, derisa disa zyrtarë ose burime pretendojnë se diktatori ka vdekur, të tjerë thonë se ai është në gjendje vegjetative ose gjendje kome, por të dielën u tha se ai është “i gjallë dhe mirë”. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Ukrainasit pretendojnë se shkatërruan 314 tanke dhe autoblinda ruse gjatë betejës gjashtëmujore për Novomykhailivkan

Ukrainasit pretendojnë se shkatërruan 314 tanke dhe autoblinda ruse gjatë betejës gjashtëmujore për Novomykhailivkan

Evropa
Pamje të Dubait nga hapësira – ja si dukej, para dhe pas përmbytjeve

Pamje të Dubait nga hapësira – ja si dukej, para dhe pas përmbytjeve

Botë
Rusia fillon tërheqjen e trupave nga Nagorno-Karabaku

Rusia fillon tërheqjen e trupave nga Nagorno-Karabaku

Botë
Sunak do të shpallë paketën më të madhe të ndihmës ushtarake të Mbretërisë së Bashkuar për Ukrainën

Sunak do të shpallë paketën më të madhe të ndihmës ushtarake të Mbretërisë së Bashkuar për Ukrainën

Botë
Turqia së shpejti do të vë në veprim sistemin

Turqia së shpejti do të vë në veprim sistemin "e diskutueshëm" rus të mbrojtjes S-400?

Turqia
Dhjetëra miliarda funte fonde shtesë - Mbretëria e Bashkuar do të rrisë shpenzimet e mbrojtjes në 2.5% të PBB-së

Dhjetëra miliarda funte fonde shtesë - Mbretëria e Bashkuar do të rrisë shpenzimet e mbrojtjes në 2.5% të PBB-së

Evropa
Kalo në kategori