LAJMI I FUNDIT:

Tanimë edhe zyrtarisht: Gjirafa50-rishitës i autorizuar i Apple

Tanimë edhe zyrtarisht: Gjirafa50-rishitës i autorizuar i Apple

Shitja e produkteve të Apple ndër vite në Gjirafa50.com kulmon me partneritetin mes Gjirafa50 dhe Apple.

Blerësit e Apple në Kosovë mund të blejnë të gjitha produktet e Apple përmes Gjirafa50.com, e cila është e autorizuar nga Apple për rishitjen e tyre.

Kjo do të thotë që blerësit në Kosovë do të mund të para-porosisin dhe të blejnë iPhone dhe produkte të tjera të Apple njëlloj si blerësit në të gjithë botën, me siguri të plotë që produktet e Apple janë origjinale dhe me garancion 1 vjeçar.

Produktet e Apple, origjinale dhe me garancion, gjithmonë kanë qenë pjesë e rëndësishme e Gjirafa50, por prej tash kjo shitje do të bëhet në partneritet mes Gjirafa50 dhe Apple.

Për të qëndruar të informuar me të gjitha zhvillimet rreth produkteve të Apple dhe ri-shtijës së tyre në Kosovë nga Gjirafa50, vizitoni gjirafa50.com dhe regjistrohuni për të pranuar njoftimet me email mbi të gjitha zhvillimet e reja.

Gjirafa50 njihet për shërbimin e shkëlqyer për klientë, prandaj për çdo pyetje apo paqartësi rreth blerjes apo ofertave ju mund të kontaktoni në livechat në uebfaqen e platformës apo rrjetet sociale si: Instagram dhe Facebook. Çdo produkt që blihet në Gjirafa50, është produkt origjinal,me garancion nga prodhuesi, i cili vie tek ju me transport falas deri tek dera e shtëpisë.

Artikull i sponzorizuar