LAJMI I FUNDIT:

Tani njerëzit mund të porosisin një baba, po aq thjesht sa porosit ushqimin!

Tani njerëzit mund të porosisin një baba, po aq thjesht sa porosit ushqimin!

Të bësh blerje për spermë nuk ka qenë kurrë më parë. Kaq e thjeshtë.

Banka e Dhuruesve të Spermës në Londër u lejon mundësinë njerëzve të kërkojnë një partner bazuar në historinë e tyre mjekësore, pamjen, angazhimet profesionale, edukimin, ëndrrat e shumë karakteristika të tjera.


Një gjë e tillë bëhet e mundur me anë të një aplikacioni të hedhur në treg nga vetë institucioni.

Çdo profil ka një përshkrim të gjatë të karakteristikave të personit, por që gjithsesi garanton anonimatin dhe origjinalitetin.

Anonymous-sperm-donation-in-Greece

Nëse ti kërkon një donator sperme, mund të krijosh një “listë dëshirash” të karakteristikave ideale të donatorëve dhe të prisni njoftime në telefonin tuaj, kur një donator që përshtatet me këto cilësi t’i bashkohet regjistrit.

Dhe në fund, pasi ke rënë dakord për personin, spermën e të cilit do të përdorësh për fëmijën e ardhshëm, për ta pasur mostrën e spermës në klinikën tuaj të fertilitetit, ju duhet që po nëpërmjet këtij aplikacioni të bëni një pagesë.

Sperm Bank, Frozen Specimens

Për disa prej përdoruesve, kjo eksperiencë e quajtur “Sperm-shopping” është shumë e bukur.

Kjo alternativë, gjithnjë paraprihet nga një proces informimi të çiftit infertil. Është pikërisht çifti që do të vendosë për të zgjedhur këtë trajtim apo jo.

“Tani njerëzit mund të porosisin një baba ndërkohë që porosisin ushqim. Nëse unë po kërkoj një baba që të jetë ateist, danez dhe dentist, mjafton që t’i përfshij në kërkim dhe një moment do ta gjej. Më pas do më shfaqen profilet e mundshme, prej të cilave unë zgjedh më të mirin”, tregon për “The Times”, Josephine Quintavalle, sipërmarrëse dhe kontribuese në krijimin e aplikacionit.

Sipas specialistëve, fenomeni ka marrë përmasa shqetësuese. /Telegrafi/

Në trend Shëndetësi

Më shumë
Kur trupi ‘qan’ për ndihmë: Shtatë shenjat që tregojnë sasi të tepërt të hekurit në gjak

Kur trupi ‘qan’ për ndihmë: Shtatë shenjat që tregojnë sasi të tepërt të hekurit në gjak

Shëndetësi
Kalo në kategori