LAJMI I FUNDIT:

Tani mund të keni edhe internetin hapësinor: A do ta paguani këtë çmim?

Tani mund të keni edhe internetin hapësinor: A do ta paguani këtë çmim?

Për Starlinkun, ndërmarrja e Internetit e SpaceX, kanë shfaqur interes rreth 700 mijë njerëz në SHBA dhe pas provave të mbyllura, duket se provat publike do të fillojnë së shpejti.

Tani për tani, ka rreth 900 satelitë në hapësirë që transmetojnë sinjalin, kështu që testimi publik është gati për Shtetet e Bashkuara dhe Kanadanë. Është planifikuar që nga viti i ardhshëm, Starlink të mbulojë pjesën më të madhe të planetit, raporton theverge.


Tani postat elektronike kanë filluar të mbërrijnë tek njerëzit që janë regjistruar për të provuar këtë internet të ri “hapësinor”, kështu që ne mund të shohim se sa do të kushtojë, transmeton Telegrafi.

Ju duhet të paguani 500 dollarë një herë, dhe kjo do të përfshin një terminal të veçantë për lidhjen me satelitët, një trekëmbësh dhe një router Wi-Fi. Pastaj, çmimi mujor do të jetë 99 dollarë.

Edhe pse kjo duket mjaft e shtrenjtë, jo të gjithë do të duhet të paguajnë aq shumë. Për disa, natyrisht, Interneti i Starlink do të jetë falas, dhe kjo i referohet atyre më të rrezikuarve.

Shpejtësia e hyrjes në Internet, siç u informuan testuesit, fillimisht do të jetë nga 50 MB në 150 MB, dhe vonesa do të jetë nga 20ms në 40ms. /Telegrafi/

Në trend Teknologji

Më shumë
Kurse falas të AI, ato ofrohen nga Harvard, Google – Microsoft e shumë kompania tjera

Kurse falas të AI, ato ofrohen nga Harvard, Google – Microsoft e shumë kompania tjera

Teknologji
Ndaloni telefonat inteligjentë për fëmijët nën 13 vjeç - televiziorin nën 3 vjeç

Ndaloni telefonat inteligjentë për fëmijët nën 13 vjeç - televiziorin nën 3 vjeç

Teknologji
Elon Musk thotë se “ka një arsye” pse ai zgjodhi datën 8 gusht, si ditën e lansimit të robotaksit Tesla

Elon Musk thotë se “ka një arsye” pse ai zgjodhi datën 8 gusht, si ditën e lansimit të robotaksit Tesla

Teknologji
Samsung me mbushës të ri për telefona, mund të mbushë të njëjtën kohë dy pajisje - ka dy porte USB-C

Samsung me mbushës të ri për telefona, mund të mbushë të njëjtën kohë dy pajisje - ka dy porte USB-C

Teknologji
Counter-Strike 2 vjen me një veçori të cilën fansat e kishin kërkuar që nga dita e parë

Counter-Strike 2 vjen me një veçori të cilën fansat e kishin kërkuar që nga dita e parë

Lojëra
Haaland u bë një personazh në këtë video loje - ajo u shkarkua mbi dy miliardë herë

Haaland u bë një personazh në këtë video loje - ajo u shkarkua mbi dy miliardë herë

Lojëra
Kalo në kategori