LAJMI I FUNDIT:

Tani keni mundësinë për të zotëruar veturën më të çuditshme F1 të të gjitha kohërave

Tani keni mundësinë për të zotëruar veturën më të çuditshme F1 të të gjitha kohërave

Jody Scheckter njihet si fituesi i Kampionatit Botëror të Formula 1 gjatë vitit 1979.

Por, ai kaloi kohë edhe duke drejtuar modelin Tyrrell P34 me gjashtë rrota, ndoshta vetura më e çuditshme F1 e të gjitha kohërave.


Tani, Scheckter po e shet P34 e tij personale, veturë garash e ndërtuar në vitin 2008, përcjell Telegrafi.

Ndërsa P34 fillimisht garoi gjatë sezoneve të viteve 1976 dhe 1977, historia relativisht e shkurtër e këtij modeli do të thotë se gjendet në gjendje të shkëlqyer.

Dizajni i çuditshëm me gjashtë rrota rezultoi nga ideja e drejtorit teknik të Tyrrell, Derek Gardner.

Gardner mendoi se të kesh dy rrota më shumë do të ndikonte që të ketë frenim më të mirë.

Megjithatë, realisht shoferët u përballen me probleme me paraqitjen e veturës shkaku që sipas tyre ato rrota nuk kishin asnjë avantazh.

Pavarësisht nga dobësitë e dizajnit, P34 pati sukses në pistë. Scheckter e fitoi Çmimin e madh të Suedisë në vitin 1976 po me këtë model.

Vetura e çuditshme e garave pritet të dalë për shitje gjatë muajit maj në ankandin RM Sotheby’s me një çmim të vlerësuar prej 490 mijë deri në 700 mijë dollarë (400 mijë deri në mbi 600 mijë euro). /Telegrafi/