LAJMI I FUNDIT:

Tani Apple duket se do të heqë kufjet nga iPhone 12

Tani Apple duket se do të heqë kufjet nga iPhone 12

Ulja e kostos, kursimi i mjedisit apo të dyja?

Një rrjedhje e re, duket se sugjeron fuqimisht se Apple do të heqë EarPods nga kutia e iPhone të ri.


Tashmë kjo vjen pas disa lajmeve që thonë se iPhone 12 mund të vjen pa një adaptor energjie, pasi Apple kërkon të zvogëlojë sasinë e aksesorëve që furnizon me pajisjet e saj me vëllim të lartë, shkruan Techradar.

Në ngjarjen e lansimit të Apple Watch 6, Tim Cook bëri të qartë se Apple po punon për të zvogëluar ndikimin që kompania ka në mjedis dhe kjo përfshinte që iPhone 12 të vije te konsumatorët pa një adapter, transmeton Telegrafi.

Kur të lançohet iPhone 12, që aktualisht pritet të jetë 13 tetor, do të jetë interesante të shihet nëse Apple i heq kufjet nga kutia apo jo.

Sido që të jetë, Apple duke hequr aksesorët nga kutia (dhe me sa duket nuk do të ulë çmimin e iPhone të ri) do të acarojë fansat e saj, veçanërisht nëse nuk ka zbritje të veçantë për të blerë kufje të reja apo edhe adapterin. /Telegrafi/