LAJMI I FUNDIT:

“Talia e Flakës” do të sjell pesë shfaqje në Gjilan

“Talia e Flakës” do të sjell pesë shfaqje në Gjilan

Festivali i Dramës Kombëtare “Talia e Flakës” , që mbahet në kuadër të Manifestimit “Flaka e Janarit 2019”, do të sjell pesë shfaqje me autorë shqiptarë.

Në natën e parë, më 23 janar, do të jepet shfaqja “I ligu për mend”, i autorit Gjergj Fishta me regji të Altin Bashës, ku do të luajnë aktorët e Tetarit Kombëtar të Kosovës.


Më 24 janar do të jepet shfaqja “I vetëm në banesë” nga autori gjilanas Avni Shkodra, me regji të Natyra Kallabës e aktorët ë Tetarit të Gjilanit.

Në mbrëmjen vijuese, më 25 janar, në skenën e Tetarit të Gjilanit do të paraqitet Teatri Kombëtar Eksperimental “Kujtim Spahivogli” nga Tirana, me sjellë shfaqjen “Kreonët e Ballkanit”, autor dhe regjisor i së cilës është Enver Petrovci.

Në natën e parafundit, më 26 janar, do të jepet shfaqja e autorit Jeton Neziraj e titulluar “Hipokritët ose pacienti anglez” me regji nga Blerta Neziraj dhe Agon Myftari.

Mbrëmja e fundit është e rezervuar për shfaqjen “Kur hana del” e Teatrit “Adriana” të Ferizajt, me autor Ag Apolloni e regji të Ben Apollonit. /Telegrafi/