LAJMI I FUNDIT:

PSP-ja ka hapur procedurë parahetimore për rastet ”Sopot” dhe ”Monstra” (Video/Live)

PSP-ja ka hapur procedurë parahetimore për rastet ”Sopot” dhe ”Monstra” (Video/Live)

Kur kanë ngelur edhe pak muaj deri në përfundimin e mandatit të Prokurorisë Speciale Publike (PSP) në Maqedoni, e njëjta ka dalë në konferencë të re shtypi, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Fillimisht Janeva foli për afatin prej 18 muaj të punës së PSP-së. Kjo prokurori është në rrugë të drejtë me përballjen me krimin dhe padrejtësinë, kërkojmë nga sumica e re parlamentare që të mundësojë deri në fund të hetojë veprat penale që dalin nga përgjimet. Dua të theksoj patjetërsinë e zbatimin e udhëtimeve të Komisionit të Venecisë që ka të bëjë me mbrojtjen e dëshmitarëve. Besoj se me punën time e kam arsyetuar besimin e qytetarëve dhe se do të vazhdojmë ta kryejmë funskionin tonë në mënyrë më profesionale, siç e kemi kryer edhe më herët, si një institucion i pavarur dhe i paanshëm.


Në këtë moment nuk i kemi ndëgjuar edhe 55% tjera të përgjimeve, pasi që ende nuk kemi përfunduar me 45% të tjera. Do të vazhdojnë me aktivitet tona të hetimeve dhe hapjen e lëndëve të reja.

Sot do të hapim tre hetime financiare, njëra ka të bëjë për çështje ndërtimore me emrin ”Talir” ku ka dyshime për shpërlarje parash. Individë të një partie politike kanë përdorur partinë për të përfituar për motive personale dhe hetimi nuk bëhet kundër partisë politike./Telegrafi/

12:15

”Lëndina” përfshinë dyshime për vperime kriminale të tre personave për ndërtim të tre objekteve në komunën e Zelenikovës. Në dëshmi janë përfshirë edhe inçizime satelitore.

Ndërtesat janë nisur të ndërtohen në 2011, kurse leja e ndërtimit është marrë në vitin 2013.

”Trajektorja” përfshinë katër persona zyrtar që ka të bëjë me rrugën ndërtimore në Shtip dhe kanë dëmtuar buxhetin me mbi 100 mijë euro. Dëshmitë tregojnë se katër persoant zyrtar, në procedurë të zgjedhjes së kompanisë, kanë vepruar kundër kushteve të vendosura nga qeveria kineze dhe bankës Ekzim./Telegrafi/

”Talir” është financim i paligjshëm i OBRM-PDUKM-së. Dyshohet se i pari, si kryetar i partisë, nga 2009 e deri në fund të 2015 ka mundësuar financim të partisë në kundërshtim me dispozitat ligjore. Kështu, ka arritur ta kontrollojë partinë.

Ai ka pranuar mjetet financiare dhe nuk i ka kthyer paratë te personat që kanë dhënë mjetet. Kështu ka akumuluar kapital për financimin e partisë së tij. Ai ka shkelur detyrën e tij zyrtare.

12:25

Gjithsej 11 persona të OBRM-PDUKM-së janë përfshirë në hetimet për financimin e paligjshëm të OBRM-PDUKM-së. Dëshmitë tregojnë se kjo nuk është mënyra e vetme e financimit të kësaj partie. I dyshuari i parë, paligjshëm ka mundësuar për partinë e tij të sigurohen shërbime nga DG Beton AD – Shkup, që ka nënshkuar marrëveshje për prokurim publik.

Mbi 76 milionë denarë është vlera e kontributeve të kësaj partie në aktivitetet e kontratave, por për të fitar marrëveshjen, dyshohet se janë dhënë mbi 100 milionë denarë, si donacion, në OBRM-PDUKM. Për shkak të punëve publike, OBRM-ja nuk ka të drejtë që të merr donaicone nga kompania e lartëpërmendur.

Gjithsej janë përfshirë 14 persona në këtë hetim.

12:35

PSP-ja bëri të ditur se do të kërkohet ngrirja e një numri të madh patundshmërisë, të përfshira në 12 kërkesa të përgjithshme. Këto prona janë blerë dhe janë pronë e partisë politike OBRM-PDUKM.

Në këto prona përfshihen objekte, por edhe kullota. Sipas Lençe Ristoskës, është e qartë se këto prona nuk përdoren për qëllime partiake politike, kurse të dhënat se përse përdoren, do të dalin pas përfundimit të hetimeve.

12:45

PSP-ja publikoi të dhëna për lëndën ”Sopoti” për të cilën bëri të ditur se ka të dhëna që është bërë trysni ndaj dëshmitarit Ramadan Bajrami përmes një inspektori, mirëpo nuk mund të ndërmerr asgjë më tepër për momentin. Se kush e ka kryer veprën penale është në procedurë parahetimore.

Gjithashtu, PSP-ja ka nisur procedurë parahetimore për rastin ”Monstra”, por PSP-ja nuk bën të ditur asgjë konkrete tani për tani./Telegrafi/

/Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Atentati ndaj vëllait të Aleksandar Jabllanoviqit, flet zëvendësdrejtori i PK-së në Mitrovicën e Veriut

Atentati ndaj vëllait të Aleksandar Jabllanoviqit, flet zëvendësdrejtori i PK-së në Mitrovicën e Veriut

Siguri
Policia dhe KFOR-i amerikan sulmohen në Leposaviq – iu bllokua rruga dhe u hodhën shishe xhami ndaj tyre

Policia dhe KFOR-i amerikan sulmohen në Leposaviq – iu bllokua rruga dhe u hodhën shishe xhami ndaj tyre

Lajme
Tragjedia në Shkodër, gjendet trupi i pajetë i fëmijës së dytë në lumin Buna

Tragjedia në Shkodër, gjendet trupi i pajetë i fëmijës së dytë në lumin Buna

Lajme
Kurti, ambasadorëve të QUNT-it: Normalizimi i marrëdhënieve me Serbinë dhe anëtarësimi në Këshillin e Evropës nuk duhet të përzihen

Kurti, ambasadorëve të QUNT-it: Normalizimi i marrëdhënieve me Serbinë dhe anëtarësimi në Këshillin e Evropës nuk duhet të përzihen

Lajme
DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?

DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?

Lajme
​“Nuk ka asnjë emër që ka pushtuar botën më shumë sesa Skënderbeu”

​“Nuk ka asnjë emër që ka pushtuar botën më shumë sesa Skënderbeu”

Lajme
Kalo në kategori