Të rinjtë shqiptarë çdo ditë e më shumë po tregojnë sukses në muzikën botërore, kjo falë e konkurseve të talenteve që u shërbejnë si trampolinë për depërtim në botën e muzikës.

Në formulën e “The Voice Kids” në Gjermani, ka konkurruar një vajzë shqiptare me këngën “Airplanes”, e cila e ka mahnitur jurinë.


Juria është ngritur në këmbë dhe ka shtypur butonin e pranimit, gjatë performancës së Alberinës.

Pjesë e jurisë është edhe fituesja e Eurovisionit, Lena, e cila me këngën “Satellite” u bë fenomen botëror, pasi klasifikohet si e më e klikuara në festivalit evropian.

Janë pikërisht Lena dhe Marku, që çohen në këmbë për Alberinën, për ta rrëmbyer vajzën në ekipin e tyre. /koha.net/