LAJMI I FUNDIT:

Taktizimet e partive për ndryshimet në Kodin Zgjedhor në Maqedoni

Taktizimet e partive për ndryshimet në Kodin Zgjedhor në Maqedoni

Partitë politike vazhdojnë konsultimet për ndryshimet në kodin zgjedhor, por ende pa ndonjë marrëveshje konkrete. Nisma është paraqitur nga presidenti i Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski, i cili pas konsultimeve, siç ka thënë, me disa partitë më të vogla, ka dal; me propozimin që Maqedonia e Veriut, në vend të gjashtë njësive zgjedhore, të ketë vetëm se një, ndërsa në vend të listave të mbyllura, partitë në zgjedhje të garojnë me lista të hapura.

Partitë, bazuar në qëndrimet e mëparshme, pranojnë nevojën për ndryshime, por derisa LSDM dhe OBRM-PDUKM, por dhe opozita shqiptare pranojnë që vendi të ketë një njësi zgjedhore, Bashkimi Demokratik për Integrim kërkon tre njësi, në vend të gjashtë sa janë aktualisht.


“Qëndrimi im mbetet i pandryshuar. Konsideroj se duhet të kemi një Parlament me më shumë parti politike. Besoj se në të ardhmen, Maqedonia e Veriut do të jetë shtet më demokratik nëse më shumë parti politike kemi të përfaqësuara në institucionin ligjvënës”, ka deklaruar presidenti i shteti, Stevo Pendarovski, i pyetur në paraqitjen e fundit para mediave se a do të ketë sukses nisma e tij për ndryshimin e Kodit Zgjedhor.

Njohësit e çështjeve politike, thonë se këto ndryshime janë shumë të rëndësishme për partitë, andaj edhe do të taktizojnë deri në momentin e fundit. Albert Musliu, thotë se me ndryshimet e propozuar, fituesit më të mëdhenj do të jenë votuesit.

“Me listat e hapura përfitojnë qytetarët. Ata mund të shprehin direkt vullnetin e tyre, mund të përzgjedhin ata kandidatë që vlerësojnë se mund t’i përfaqësojnë në mënyrë të denjë interesat e tyre. Nga ana tjetër, me një model të tillë humb lidershipi politik pasi deri tani të zgjedhurit janë varur nga lidershipi i tyre, i cili ka vendosur se kush do të jetë në lista zgjedhore, apo kush në cilën pozitë do të zgjidhet, ndërsa me listat e hapura atë të drejtë e fitojnë qytetarët”, thotë Musliu.

Por, ai thotë se partitë, në veçanti ato shqiptare, duhet të insistojnë nëndryshimin edhe të mënyrës së votimit për diasporën, që votimi të jetë elektronik, në mënyrë që ata të mund të shfrytëzojnë të drejtën e votimit prej atje ku jetojnë.

“Është një çështje tjetër për të cilën subjekti politik shqiptar nuk insiston, mënyra e votimit. Ne kemi një diasporë shumë të madhe, por asaj i pamundësohet të votojë. Derisa në vend një votuesi i nevojitet deri në 300 metra të shkojë të votojë, kurse në shtetet tjera ku votohet vetëm se nëpër përfaqësitë diplomatike, një mërgimtari i nevojitet edhe një mijë kilometra të udhëtojë për të realizuar të drejtën e votës. Konsideroj se partitë shqiptare duhet të insistojnë që edhe kjo çështje të rregullohet, e jo vetëm çështja e numrit të njësive zgjedhore apo e listave të hapura”, thotë Musliu.

Nga sektori civil, ndërkohë kërkojnë që në debatin për ndryshimet në Kodin Zgjedhor të përfshihen më shumë parti politike dhe ekspertë të fushave të ndryshme.

“Për reformat në sistemin zgjedhor nuk mund të flasin vetëm tri, katër apo pesë parti politike. Në këtë proces duhet të përfshihen të gjitha partitë politike. Ky proces duhet të hapet për gjithë opinionin, dhe të sillen vendime e ligje në përputhje me standardet më të avancuara ndërkombëtare”, thotë Xhabir Deralla nga organizata joqeveritare “Civil”, e cila me aktivistë të saj ka mbikëqyrur shumë procese zgjedhore në Maqedoninë e Veriut.

Debati për ndryshimet në Kodin Zgjedhor, po zhvillohet në rritjen e kërkesave të opozitës për zgjedhje të parakohshme parlamentare, por edhe qëndrimit të Qeverisë, se zgjedhjet do të jetë të rregullta, me mundësi të mbahen të paktën dy muaj para afatit të paraparë, në dhjetor të vitit 2020./REL/

Në trend Lajme

Më shumë
Gazeta ukrainase: Pse vendimi i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës për Kosovën është humbje historike për Serbinë

Gazeta ukrainase: Pse vendimi i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës për Kosovën është humbje historike për Serbinë

Lajme
Policia serbe e dërgon në paraburgim mërgimtarin nga Gjakova që e arrestoi në kufi

Policia serbe e dërgon në paraburgim mërgimtarin nga Gjakova që e arrestoi në kufi

Siguri
Arrestimi i zv.drejtorit të Policisë së Kosovës, analistët në Beograd:

Arrestimi i zv.drejtorit të Policisë së Kosovës, analistët në Beograd: "Shfaqja e muskujve" nga Vuçiqi

Lajme
Maltretimi i kosovarëve në Serbi, eurodeputetja holandeze i reagon Vuçiqit

Maltretimi i kosovarëve në Serbi, eurodeputetja holandeze i reagon Vuçiqit

Lajme
Haradinaj: Ne e ruanim Asociacionin për njohje të Serbisë ose për anëtarësim në NATO, Kurti e dha për Këshillin e Evropës

Haradinaj: Ne e ruanim Asociacionin për njohje të Serbisë ose për anëtarësim në NATO, Kurti e dha për Këshillin e Evropës

Lajme
U arrestua nga Serbia, lirohet zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës

U arrestua nga Serbia, lirohet zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës

Lajme
Kalo në kategori