LAJMI I FUNDIT:

Takimi “urgjent” për demarkacionin, liderët nuk ndryshojnë qëndrimet

Takimi “urgjent” për demarkacionin, liderët nuk ndryshojnë qëndrimet

Liderët e subjekteve politike të pozitës dhe opozitës kanë zhvilluar një takim urgjent me ambasadorët e vendeve të ndryshme që veprojnë në Kosovë, ku kanë diskutuar për demarkacionin me Malin e Zi.

Megjithatë, as ky takim nuk ka ndikuar për koordinimin e qëndrimeve në mes pozitës dhe opozitës.


Në këtë takim të pranishëm kanë qenë i pari i Partisë Demokratike të Kosovës, dhe njëherit edhe kryetar i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, kryeministri Isa Mustafa dhe Xhavit Haliti, kurse nga opozita Fatmir Limaj dhe Jakup Krasniqi nga Nisma për Kosovën, lideri i Vetëvendosjes, Visar Ymeri, ndërsa nga AAK, nënkryetari Ardian Gjini.

Me të përfunduar takimi, Kadri Veseli, nuk deshi të prononcohej për media, duke thënë sedo të deklarohet në Kuvend.

Nënkryetari i PDK-së, Xhavit Haliti, tha e rëndësishmja e këtij takimi ishte edhe prania e Lëvizjes Vetëvendosje dhe krerët e partive politike.

Ai shpreson që ky takim të jetë ndër takimet në të cilat do të diskutohen çështjet madhore, dhe se partitë politike të gjejnë një konsensus për interes të vendit.

Edhe pas dy orësh takimi, Haliti tha se nuk ka pas ndryshime të pozicioneve, por që sipas tij, ka një mesazh pozitiv.

“Me rëndësi është që është takimi i parë ku edhe zyrtarisht merr pjesë edhe Lëvizja Vetëvendosje”, ka thënë ndër tjerash Haliti.

E lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Visar Ymeri deklaroi se në këtë takim kanë paraqitur qëndrimet e tyre kundërshtuese karshi marrëveshjes së pikës kufitare me Malin e Zi.

Madje, ai tha se Vetëvendosje ka ende të njëjta qëndrime për marrëveshjen me Malin e Zi.

“U diskutua kryesisht për çështjen e demarkacionit. Edhe në këtë rast ne paraqitem qëndrimet tona kundërshtuese karshi kësaj marrëveshje”, tha Ymeri.

Edhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, tha partia e tyre mbanë qëndrimet e saj për demarkacionin.

Se a është i mundshëm konsensusi, nënkryetari i AAK, Ardian Gjini, tha se nuk e beson që mund të del dikush e të thotë që është i mundshëm konsensusi.

Por kreu i Nisma për Kosovën, Fatmir Limaj, pati një propozim që të ndërtohet një konsensus për demarkacionin dhe të merren të gjitha pozicionet e deputetëve.

Kurse, Jakup Krasniqi, tha se për të është e pakuptimtë se si Qeveria ka shpejtuar që të procedojë ligjin për marrëveshje me Malin e Zi për ratifikim në Kuvend.

Liderët e mohuan që takimin i tyre me ambasadorët e shteteve të huaja të ketë qenë takim urgjent, ku siç thanë ata takimi është aranzhuar tri ditë më parë.

Në këtë takim është folur edhe për sulmin e mbrëmshëm në Kuvendin e Kosovës, ku kanë kërkuar që sa më shpejtë të gjendet autori. Ndërkohë, ambasadorët nuk janë deklaruar për media. /kp/

Në trend Lajme

Më shumë
Kosova në KiE dhe rezoluta për Srebrenicën, mediat rajonale:  Vuçiq e pranoi zyrtarisht humbjen

Kosova në KiE dhe rezoluta për Srebrenicën, mediat rajonale: Vuçiq e pranoi zyrtarisht humbjen

Lajme
90 milionë euro për rrugën drejt BE-së, ambasadori gjerman: Përkushtim i fortë për integrimin evropian të Kosovës

90 milionë euro për rrugën drejt BE-së, ambasadori gjerman: Përkushtim i fortë për integrimin evropian të Kosovës

Lajme
Çitaku: Memli Krasniqi ka pasur kontakte me Vetëvendosjen për ta shpërndarë Kuvendin

Çitaku: Memli Krasniqi ka pasur kontakte me Vetëvendosjen për ta shpërndarë Kuvendin

Lajme
Peci: Nëse draft-statuti nuk dërgohet në Kushtetuese, procesi i anëtarësimit të Kosovës në KiE nuk do të hyjë as në rend të ditës

Peci: Nëse draft-statuti nuk dërgohet në Kushtetuese, procesi i anëtarësimit të Kosovës në KiE nuk do të hyjë as në rend të ditës

Lajme
Pas skandalit në TikTok, Policia kërkon ndihmë për kapjen e shtetasit të Shqipërisë, i cili ndodhet në një burg në Francë

Pas skandalit në TikTok, Policia kërkon ndihmë për kapjen e shtetasit të Shqipërisë, i cili ndodhet në një burg në Francë

Kronika e Zezë
Humbi kujtesën nga rrahja, vrasësi shqiptar vdes pas tetë vitesh në spitalin e burgut të Parmës

Humbi kujtesën nga rrahja, vrasësi shqiptar vdes pas tetë vitesh në spitalin e burgut të Parmës

Lajme
Kalo në kategori