LAJMI I FUNDIT:

Takimi i pestë i grupeve punuese për targat, Lajçak: Është treguar përparim dhe mirëkuptim

Takimi i pestë i grupeve punuese për targat, Lajçak: Është treguar përparim dhe mirëkuptim

Grupet punuese për targat i Republikës së Kosovës dhe të Serbisë janë takuar sot sërish në Bruksel, në kërkim të një zgjidhjeje të përhershme për këtë çështje.

Në takimin e pestë të grupeve punuese për targat, sipas Emisarit Special i Bashkimit Evropian për dialogun, Miroslav Lajçak, është treguar përparim dhe mirëkuptim për opsionet që janë prezantuar në takim.


“Sot në Bruksel është mbajtur takimi i pestë i Grupit Punues për targa me ekspertë nga Kosova dhe Serbia. Ekspertët kanë treguar përparim dhe mirëkuptim për të gjitha opsionet ekzistuese që u janë paraqitur. I inkurajoj ata që të vazhdojnë të angazhohen në mënyrë konstruktive”, ka shkruar Lajçak, në një postim në Twitter, transmeton Telegrafi.

Në bazë të marrëveshjes së arritur në Bruksel në mes Kosovës dhe Serbisë, nga 4 tetori i vitit 2021 ka nisur së zbatuari përkohësisht regjimi i letrave ngjitëse (stickersave), në vend të heqjes së targave të makinave të regjistruara në Kosovë dhe Serbi.

Kjo masë është paraparë të zgjasë gjashtë muaj deri në gjetjen e një zgjidhjeje të përhershme për këtë çështje, për çfarë dy palët kanë formuar grupet punuese.

Grupet punuese për targat janë ngritur pas vendimit të Qeverisë së Kosovës për aplikimin e masës së reciprocitetit për targat.

Një zgjidhje është paralajmëruar të ndodhë në tremujorin e parë të këtij viti.

Ndryshe, në shtator të vitit të kaluar pikat kufitare Jarinje dhe Bërnjakë që lidhin Kosovën me Serbinë, për trembëdhjetë ditë qëndruan të bllokuara pasi Qeveria e Kosovës vendosi reciprocitet për targat e veturave nga Serbia.

Pas më shumë se 13 ditë bllokade këto dy pika kufitare u liruan më 4 tetor, pas marrëveshjes së arritur në Bruksel në mes palës kosovare dhe asaj serbe. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Zhduket një 28-vjeçare në Ferizaj, familja kërkon ndihmën e policisë dhe qytetarëve për gjetjen e saj

Zhduket një 28-vjeçare në Ferizaj, familja kërkon ndihmën e policisë dhe qytetarëve për gjetjen e saj

Kronika e Zezë
DASH hedh poshtë pretendimet për Escobarin: Nuk është shkarkuar, do të emërohet në një pozitë tjetër sipas rrotacionit

DASH hedh poshtë pretendimet për Escobarin: Nuk është shkarkuar, do të emërohet në një pozitë tjetër sipas rrotacionit

Lajme
Kurti publikon statistikat: Serbia po propagandon për dhunën ndaj serbëve në Kosovë

Kurti publikon statistikat: Serbia po propagandon për dhunën ndaj serbëve në Kosovë

Lajme
Ymeri: Mos pranimi i Kosovës në KiE është dështim i Qeverisë Kurti

Ymeri: Mos pranimi i Kosovës në KiE është dështim i Qeverisë Kurti

Lajme
DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?

DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?

Lajme
Iu bë atentat në Bruksel më 28 prill, ndërron jetë Agustin Kaza - dyshohet se u vra për gjakmarrje

Iu bë atentat në Bruksel më 28 prill, ndërron jetë Agustin Kaza - dyshohet se u vra për gjakmarrje

Lajme
Kalo në kategori