LAJMI I FUNDIT:

Takimi i Kurtit me kryediplomaten australiane në Mynih u zhvillua me xham ndarës

Takimi i Kurtit me kryediplomaten australiane në Mynih u zhvillua me xham ndarës

Marrëdhëniet bilaterale ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Australisë dhe thellimi i metejmë i tyre ishte tema e takimit mes Kryeministrit të Republikës së Kosovës, Albin Kurti, me ministren e Punëve të Jashtme të Australisë, Marise Payne.

Në njoftimin nga kabineti i kryeministrit Kurti thuhet se bashkbiseduesit u pajtua për rëndësinë e NATO-s për rajonin e Ballkanit Perëndimor, ndërsa kryeministri theksoi përkushtimin e Kosovës për integrim në aleancën më të madhe të paqes e sigurisë në botë, për t’i kontribuar paqes dhe sigurisë rajonale, evropiane dhe globale.


Në takimin me ministren e Punëve të Jashtme të Australisë, Marise Payne, i zhvilluar në margjinat e Konferencës së Sigurisë në Mynih të Gjermanisë, së bashku me kryeministrin Kurti ishte edhe zëvendëskryeministrja, njëherit ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla. /Telegrafi/