LAJMI I FUNDIT:

Takimi me krokodilin që mund ta linte pa dorë (Video)

Takimi me krokodilin që mund ta linte pa dorë (Video)

Jay Young është afruar shumë me një krokodil të gjatë afro katër metra, në një rezervat që ndodhet në Kolorado të Shteteve të Bashkuara.

Duke dashur të ketë një fotografi sa më të mirë, ai rrezikoi të këpuste dorën nga kafshimi i reptilit që peshon mbi 400 kilogramë, transmeton Telegrafi.


“Tani mund të ishte pa dorë”, si dhe “veprim që nuk ia vlen për asnjë çmim”, ishin dy prej kritikave të shumta, të ngjarjes që u transmetua live përmes rrjeteve sociale.

Pasi gjithçka është kthyer kundër tij, Young ka kërkuar falje për shqetësimin, ndërsa u arsyetua se është njohës i mirë i krokodilëve, teksa kërkoi që të mos e provoi askush këtë veprim. /Telegrafi/