LAJMI I FUNDIT:

Takimi Fetahu – Arifi, bisedojnë për bashkëpunimin e ndërsjellë

Takimi Fetahu – Arifi, bisedojnë për bashkëpunimin e ndërsjellë
(Foto: basketbolli.com)

Kryetari i Federatës së Basketbollit të Kosovës (FBK), Arben Fetahu, ka pritur u.d. e drejtorit të Departamentit të Sportit të Kosovës, Fitim Arifi.

I pari i basketbollit të Kosovës e ka njoftuar Arifin për projektet e ndryshme të Federatës së Basketbollit të Kosovës dhe mundësisë së bashkëpunimit mes dy palëve. Po ashtu e ka njoftuar për Ligën Unike, që është një ligë mes Kosovës dhe Shqipërisë.


Në anën tjetër, Arifi, e ka njoftuar Fetahun për mundësinë e mbështetjes së FBK-së, edhe në të ardhmen – thuhet në njoftimin e FBK-së.

Federata e Basketbollit e Kosovës ka pasur bashkëpunim të ngushtë me Departamentin e Sportit të Kosovës dhe ky bashkëpunim pritet të vazhdojë edhe në të ardhmen.

Ndihma nga Departamenti i Sportit është shumë i nevojshëm, sidomos në këtë periudhë, kur vendi po përballet me pandeminë COVID-19.