LAJMI I FUNDIT:

Takimi i 3 gushtit, formal

Takimi i 3 gushtit, formal

Nga tryeza e 3 gushtit që do të mbahet në ambientet e Kuvendit të Kosovës, ku do të diskutohet për demarkacionin, opozita pret dy gjëra: se me faktet që do të ofrohen deputetët e pozitës do të binden për dëmet që i shkakton Marrëveshja, dhe se Qeveria nuk do t’i marrë parasysh faktet që do të paraqiten.

Ndonëse e konsideron të vonuar, Pal Lekaj thotë se AAK e vlerëson takimin ku do të ballafaqohen faktet rreth kufirit me Malin e Zi.


Kryetari i grupit parlamentarë të AAK-së pret që nga ky takim të binden deputetët e pozitës se Marrëveshja cenon integritetin territorial të Kosovës.

Lekaj akuzon Qeverinë se po kontakton Komisionin e Malit të Zi për të siguruar përgjigje rreth secilës dilemë që do të ngrejë opozita dhe pjesëmarrësit e tjerë të takimit, zhvillimin e të cilit e kishte kërkuar deputeti nga radhët e LDK-së, Shpejtim Bulliqi, e që ishte përkrahur edhe nga deputetë të dy taborëve.

“Ma e keqja është që kemi informacione se disa nga argumentet (materiale shkencore e hartografike) janë zhdukur kohëve të fundit… Dhe se dikush nga Qeveria e Komisioni janë përgatitur, janë shërbyer nga Komisioni i Malit të Zi, për të pasur përgjigje për secilën dilemë që e kemi ngritur ne. Kjo është për të ardhur keq se si Komisioni, i cili është i thirrur për të mbrojtur tokat e vendit të vet, i “ndihmon” dikujt tjetër. Ky është absurd i llojit të vet”, është përgjigjur Lekaj në një përgjigje dërguar për KALLXO.com.

Ndërsa nga Lëvizja Vetëvendosje thonë që nuk presin që Qeveria t’i marrë parasysh këto fakte andaj janë duke u përgatitur për një rezistencë intensive.

“Ne nuk presim që Qeveria dhe kryetari i Kuvendit do t’i marrin parasysh faktet që do të prezantohen në këtë tryezë. Prandaj jemi duke u përgatitur se në rast se nuk ndryshohet kjo Marrëveshje, të zhvillojmë rezistencë shume intensive”, thotë partia më e madhe opozitare në pyetjen në lidhje me pritjet nga takimi i 3 gushtit, ku do të diskutojnë zyrtarë të Qeverisë, deputetë, zyrtarë të Komisionit Shtetëror dhe ekspertë.

Ndërsa analisti, Petrit Zogaj, këtë takim e cilëson si “formal”.

“Takimi është formal. Po bëhet për qëllime të opinionit publik. Asnjëra palë nuk do t’i pranojë faktet e tjetrës. Lufta politike do të vazhdojë njëjtë sikurse edhe para 3 gushtit”, tha Zogaj për KALLXO.com.

Takimi është paraparë të mbahet me 3 gusht në objektin e Kuvendit të Kosovës, mirëpo ende nuk është vendosur për detajet.

Në trend Lajme

Më shumë
Çështja e shpërndarjes së Kuvendit, Kusari-Lila mohon se ka pasur diskutime mes PDK-së e LVV-së

Çështja e shpërndarjes së Kuvendit, Kusari-Lila mohon se ka pasur diskutime mes PDK-së e LVV-së

Jehona Hulaj
Kosova në KiE dhe rezoluta për Srebrenicën, mediat rajonale:  Vuçiq e pranoi zyrtarisht humbjen

Kosova në KiE dhe rezoluta për Srebrenicën, mediat rajonale: Vuçiq e pranoi zyrtarisht humbjen

Lajme
90 milionë euro për rrugën drejt BE-së, ambasadori gjerman: Përkushtim i fortë për integrimin evropian të Kosovës

90 milionë euro për rrugën drejt BE-së, ambasadori gjerman: Përkushtim i fortë për integrimin evropian të Kosovës

Lajme
Çitaku: Memli Krasniqi ka pasur kontakte me Vetëvendosjen për ta shpërndarë Kuvendin

Çitaku: Memli Krasniqi ka pasur kontakte me Vetëvendosjen për ta shpërndarë Kuvendin

Lajme
Ragmi Mustafi konfirmon kandidaturën për kryetar të Bujanocit, bënë thirrje për mobilizim masiv

Ragmi Mustafi konfirmon kandidaturën për kryetar të Bujanocit, bënë thirrje për mobilizim masiv

Lugina
Rinia Demokratike aksion para Qeverisë, simbolizojnë ikjen e profesionistëve

Rinia Demokratike aksion para Qeverisë, simbolizojnë ikjen e profesionistëve

Lajme
Kalo në kategori