Asamblisti i Prishtinës, Enver Redenica, ka marrë pjesë në takimin e fundit zgjedhor të mbajtur në lagjet Sofali dhe Taslixhe, në mbështetje të kandidatit të Lëvizjes Vetëvendosje, Hekuran Gashi.

Hekuran Gashi, kandidat i LVV-së për deputet mban numrin 45 në listën e LVV-së.


Gjatë aktivitetit u përcoll mesazhi “Krejt për shtet, shtet për krejt”, ndërsa u theksua mbështetja për kandidatët e subjektit në prag të zgjedhjeve.

“Sonte në takimin e fundit zgjedhor të Pikave Sofali dhe Taslixhe, patëm nderin t’i kemi mysafir ekonomistin dhe djalin e dëshmorit të UÇK-së, Hekuran Gashi 45, ministren Fitore Pacolli 23 dhe ish ministren Arbërie Nagavci 14.

Krejt për shtet, shtet për krejt...”, shkruan Redenica. /Telegrafi/