LAJMI I FUNDIT:

Takime të shpeshtuara të faktorit ndërkomëtarë me opozitën shqiptare në Maqedoni

Takime të shpeshtuara të faktorit ndërkomëtarë me opozitën shqiptare në Maqedoni

Përfaqësues ndërkombëtarë në Maqedoni kanë takuar krerët e Lëvizjes Besa dhe Lëvizjes për Reforma – PDSH, ku është biseduar për gjendjen e tanishme politike në vend, njofton Telegrafi Maqedoni.

Kryetari i Lëvizjes Besa, Bilall Kasami, priti ambasadorin e BE-së, Aivo Orav. Në këtë takim, kryetari Bilalli njoftoi ambasadorin e BE-së mbi platformën RIDEFINIMI, për të cilën thotë se është një mundësi e mirë për dalje nga kriza, ku është paraparë definimi i shtetit të Maqedonisë, si shtet i barabartë në të gjitha fushat në mes të dy etnive më të mëdhaja në vend.


Ndërkaq, kryetari i LR-PDSH-së, Ziadin Sela, priti ambasadorin e Holandës në Shkup, Wouter Plomp, të cilin e njoftoi për protestën e paralajmëruar të shqiptarëve për ditën e premte, ku bashkëorganizatorë është edhe kjo lëvizje. Ata biseduan edhe për çështje tjera politike rreth zhvillimeve politike në vend./Telerafi/