LAJMI I FUNDIT:

Takim biznesor për bashkëpunim në mes të komunave të Dragashit, Shtërpcës dhe Gostivarit

Takim biznesor për bashkëpunim në mes të komunave të Dragashit, Shtërpcës dhe Gostivarit

Bashkëpunimi i Sektorit Privat të dy Komunave të Kosovës me Sektorin Privat të Komunës së Gostivarit, ishte qëllimi i takimit mes kryetarit të Gostivarit, Nevzat Bejta me përfaqësuesit e organizatës “Global Consulting & Development Associates – Kosovë”, e cila realizon projektin në kuadër të programit të UNDP – Kosovë, njofton Telegrafi Maqedoni.

Mysafirët nga Republika e Kosovës njoftuan se projekti respektivisht organizimi i takimit “Biznesi për Biznesin”, midis bizneseve të dy rajoneve ekonomike të Kosovës (Dragash dhe Shtërpcë) dhe atyre të Ballkanit Perëndimor, ka synim forcimin e bashkëpunimit në aktivitetet e bujqësisë, industrie ushqimore dhe të gastronomisë-turizëm.


Gjatë vizitës në Gostivar u vendos që takimi mes përfaqësuesve të Sektorit Privat të dy Komunave të Kosovës dhe Sektorin Privat të Komunës së Gostivarit, të mbahet më datë 29 Shtator në Gostivar dhe pritet të marrin pjesë drejtues të 50 bizneseve nga Kosova dhe mbi 50 bizneseve nga Komuna e Gostivarit.

Krijimi i rrjetit të bashkëpunimit do të bëhet me anë të konceptit “Biznesi për Biznesin” në mënyre që të arrihet bashkëpunimi dhe shkëmbimi i informacionit midis bizneseve të të dyja vendeve.

Dy komunat e Kosovës dhe Gostivari janë zgjedhur si rajone strategjike për shkak të mundësisë së lartë për bashkëpunim midis njëri-tjetrit. Persë i përket komunës së Gostivarit, është zgjedhur për vetë bashkëpunimin të cilin e ka me komunën e Dragashit në projektet e bashkëpunimit ndërkufitar.

Bizneset e dy komunave të Kosovës (Dragash dhe Shtërpcë) do të kenë një mundësi të madhe për të vendosur marrëdhënie biznesi me prodhuesit, përpunuesit me eksportuesi nga Maqedonia./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Kosova në KiE dhe rezoluta për Srebrenicën, mediat rajonale:  Vuçiq e pranoi zyrtarisht humbjen

Kosova në KiE dhe rezoluta për Srebrenicën, mediat rajonale: Vuçiq e pranoi zyrtarisht humbjen

Lajme
Kryeministri malazez, Spajiq: Nuk do të heqim dorë nga NATO-ja dhe njohja e Kosovës

Kryeministri malazez, Spajiq: Nuk do të heqim dorë nga NATO-ja dhe njohja e Kosovës

Lajme
Publikohet dosja, si e rekrutoi inteligjenca ruse Mikhail Zorin të vinte në Shqipëri dhe të mblidhte informacione

Publikohet dosja, si e rekrutoi inteligjenca ruse Mikhail Zorin të vinte në Shqipëri dhe të mblidhte informacione

Lajme
Pas skandalit në TikTok, Policia kërkon ndihmë për kapjen e shtetasit të Shqipërisë, i cili ndodhet në një burg në Francë

Pas skandalit në TikTok, Policia kërkon ndihmë për kapjen e shtetasit të Shqipërisë, i cili ndodhet në një burg në Francë

Kronika e Zezë
Kushtëzimi me Asociacionin, Kurti s’flet për qëndrimin e Gjermanisë rreth anëtarësimit të Kosovës në KiE

Kushtëzimi me Asociacionin, Kurti s’flet për qëndrimin e Gjermanisë rreth anëtarësimit të Kosovës në KiE

Lajme
Çitaku: Memli Krasniqi ka pasur kontakte me Vetëvendosjen për ta shpërndarë Kuvendin

Çitaku: Memli Krasniqi ka pasur kontakte me Vetëvendosjen për ta shpërndarë Kuvendin

Lajme
Kalo në kategori