LAJMI I FUNDIT:

Takim afarist maqedono – çek

Takim afarist maqedono – çek

Në Ohër do të mbahet forumi afarist maqedono – çek, ku pritet të marrin pjesë afaristë të njohur nga Çekia, por edhe kryetari çek, Milosh Zeman, transmeton Telegrafi Maqedoni.

Si parapërgatitje, qyteti i Ohrit ka pritur në takim, ambasadorin çek, Miroslav Ramesh, si edhe Jindrich Forejt, shef kabineti i kryetarit çek. Ata u pritën në takim nga kryetari i Ohrit, Nikolla Bakraçiev, i cili ka ofruar mbështetje të plotë logjistike për këtë takim afarist./Telegrafi/