LAJMI I FUNDIT:

Tajvani mundësi për plasimin e produkteve’’Made in Kosova’’

Tajvani mundësi për plasimin e produkteve’’Made in Kosova’’

Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Safet Gërxhaliu, me bashkëpunëtorët, priti në takim një delegacion të zyrës përfaqësuese të Tajvanit për Europë me seli në Budapest të udhëhequr nga Yun-Ping Andrew Chang, ku ka diskutuar rreth avancimit të bashkëpunimit ekonomik në mes të Kosovës dhe Tajvanit.

Gjatë bisedave u informuan se Tajvani është duke përgatitur një statut preferencial për prodhimet Kosovare me qëllim të krijimit të mundësive për eksport në këtë vend në veçanti për mineralet,prodhimet bujqësore,përpunim të metaleve dhe produkte te tjera.

Duhet të eliminohen disa barriera për lëvizjen e bizneseve nga Tajvani në Kosovë sepse ekziston potencial dhe vullnet i pashfrytëzuar për plasim te produkteve Kosovare por lëvizja dhe vizitat e bizneseve nga ky shtet mik duhet të lirohen nga procedura burokratike .

Gjithashtu në këtë takim ishin prezent edhe disa biznese Kosovare të cilat kanë potencial eksporti të produkteve të tyre,në këtë treg.

Qëllimi i vizitës së këtij delegacioni ishte mundësia e gjetjes së partnerëve afarist nga Kosova për plansimin e produkteve ‘’Made in Kosova’’në Tajvan si dhe pjesëmarrjen në panaire te ndryshme të organizuara qoftë në Tajvan .

Gjatë qëndrimit të këtij delegacioni janë paraparë vizita të shumë bizneseve Kosovare në regjione të ndryshme të Kosovës.

Vitin e kaluar ishte organizuar një vizitë e ngjashme e një delegacioni nga Tajvani në Kosovë me ç’rast e vizituan edhe Panairin e organizuar nga OEK,si dhe disa kompani kosovare dhe si rezultat i kësaj vizite ishte realizuar edhe eksporti i produkteve nga kompanitë ‘’FRUTEX’’ dhe “Ujë Rugove” në këtë shtet. /Telegrafi/