LAJMI I FUNDIT:

Tahirsylaj: Të martën bien temperaturat

Tahirsylaj: Të martën bien temperaturat

Ish-drejtori i Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, profesori i meteorologjisë Sylë Tahirsylaj, ka deklaruar se të martën e javës që vjen do t’i vijë fundi vapës tropikale që e ka përfshirë Kosovën.

Sipas tij, temperatura, që matet nën hije, sivjet ka shkuar deri 39 gradë celsius, në disa vende temperatura mund të jetë edhe më e lartë për shkak të deponive, asfaltit etj. Megjithëkëtë, ende nuk ka ardhur momenti i shpalljes së gjendjes së jashtëzakonshme.


Por sipas Tahirsylajt, pas rënies së temperaturave, do të ketë rrezik që të bie breshër dhe të prish kulturat bujqësore.

“Ditën e martë do të ketë reshje dhe ka rrezik nga breshëri që është në interes të keq për popullatën. Sepse ua prish kulturat bujqësore. Prandaj, vendi ynë do të jetë të martën në ndikimin e këtyre masave ajrore që vijnë nga Afrika Veriore. Sipas imazheve satelitore i gjithë rajoni i Ballkanit është i përfshirë me këto temperatura të cilat janë mjaftë të larta për kushtet klimatike dhe pozitës gjeografike të vendit tonë”, tha Tahirsylaj në një intervistë për Gazetën Express.

Tahirsylaj, thotë se pavarësisht temperaturave të larya të shënuara, nuk është tejkaluar temperatura për tu shpallur gjendja e jashtëzakonshme.

“Ende nuk ka kalu temperatura për shpallje të jashtëzakonshme. Por, nuk mund të prononcohem për arsye se unë nuk disponoj në bazë të të dhënave të rrjetit meteorologjik të vendit. Është kompetencë e Institutit Hidrometeorologjik dhe Qeverisë të vlerësojnë situata të tilla”, tha ai.

Në trend Lajme

Më shumë
Dhuna dhe largimi nga banesa dyshohet se e detyruan gruan të mbytet me tre fëmijët e saj në Shkodër, çfarë dihet deri tani për rastin?

Dhuna dhe largimi nga banesa dyshohet se e detyruan gruan të mbytet me tre fëmijët e saj në Shkodër, çfarë dihet deri tani për rastin?

Lajme
Kurti uron besimtarët ortodoksë: Fryma e Pashkës ju dhuroftë mirëqenie, shëndet, lumturi dhe begati

Kurti uron besimtarët ortodoksë: Fryma e Pashkës ju dhuroftë mirëqenie, shëndet, lumturi dhe begati

Lajme
Zhdukja e nënës me tre fëmijët në Shkodër, policia arreston bashkëshortin - dyshohet të jenë mbytur për shkak të dhunës

Zhdukja e nënës me tre fëmijët në Shkodër, policia arreston bashkëshortin - dyshohet të jenë mbytur për shkak të dhunës

Lajme
Sekretari i EFJ-së i reagon Dimal Bashës: Sjellja jote e papërgjegjshme po e dëmton reputacionin e Kosovës

Sekretari i EFJ-së i reagon Dimal Bashës: Sjellja jote e papërgjegjshme po e dëmton reputacionin e Kosovës

Lajme
Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë

Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë

Lajme
Axhanqiq: Unë takohem me Kurtin hapur, të tjerët fshihen

Axhanqiq: Unë takohem me Kurtin hapur, të tjerët fshihen

Lajme
Kalo në kategori