LAJMI I FUNDIT:

Tahiri takon ushtruesin e detyrës së shefit të EULEX-it, flasin për konfiskimin pasurisë të fituar me krim e korrupsion

Tahiri takon ushtruesin e detyrës së shefit të EULEX-it, flasin për konfiskimin pasurisë të fituar me krim e korrupsion

Ministri në dorëheqje i Drejtësisë, Abelard Tahiri ka pritur sot në takim u.d. Shefin e EULEX-it, Bernd Thran, me të cilin kanë biseduar për bashkëpunimin e institucioneve të sundimit të ligjit dhe trendëve të reja që janë duke zënë vend brenda sistemit të drejtësisë.

Sipas njoftimit për media gjatë këtij takimi,  Tahiri ka kërkuar thellimin e bashkëpunimit në ngritjen e kapaciteteve profesionale të gjyqtarëve dhe prokurorëve, me theks të veçantë në konfiskimin e pasurisë së paligjshme.


“Ndër politikat më të rëndësishme që kam drejtuar si Ministër i Drejtësisë, ka qenë ajo e konfiskimit të pasurisë së fituar me vepra penale. Sot jemi të vendosur për ta parë drejtësinë në vepër, në konfiskimin e secilës pasuri të fituar nga krimi e korrupsioni”, ka thënë ai.

Tahiri shtoi se me zbatimin e ligjit të ri për konfiskimin e pasurisë, lufta kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar do të marrë karakter të fuqishëm dhe të pa kompromis.

“Si shoqëri ne ende kemi sfida që burojnë nga korrupsioni dhe krimi i organizuar. Përgjigjja më e mirë ndaj këtyre dukurive, përveç ndjekjes penale, është edhe konfiskimi i çdo pasurie të fituar me krim dhe korrupsion, nga gjësendet e imta deri tek asetet multimilonëshe. Ne do ta bëjmë ligjin e ri për konfiskimin e pasurisë armë kryesore kundër korrupsionit e krimit të organizuar. Zbatimi i këtij ligji duhet të marrë karakter të fuqishëm dhe për këtë, prokurorët dhe gjyqtarët që shërbejnë në sistemin e drejtësisë po përgatiten e duhet të përgatiten edhe më tej”, ka theksuar ai.

Gjatë takimit u diskutua edhe për masat e Agjendës ‘Drejtësia 2020” si dhe proceset e monitorimit të gjyqësorit nga ana e EULEX-it./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
KSHZ publikon rezultatet e para përfundimtare, këto janë rezultatet

KSHZ publikon rezultatet e para përfundimtare, këto janë rezultatet

Politikë
Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Lajme
Bujar Osmani shpall fitore: Dallimi është mbi 40 mijë vota ndaj Taravarit

Bujar Osmani shpall fitore: Dallimi është mbi 40 mijë vota ndaj Taravarit

Politikë
Zgjedhjet në RMV, Abdixhiku: Sikur shqiptarët të bëheshin bashkë me një kandidat, sot do të ishin në balotazh

Zgjedhjet në RMV, Abdixhiku: Sikur shqiptarët të bëheshin bashkë me një kandidat, sot do të ishin në balotazh

Lajme
Iu mori shokëve një milion euro duke mashtruar për vetëvrasje:

Iu mori shokëve një milion euro duke mashtruar për vetëvrasje: "Unë po i jap fund jetës, amanet gruan dhe dy djemtë"

Lajme
Rezultatet e para përfundimtare në Tetovë, këto janë rezultatet

Rezultatet e para përfundimtare në Tetovë, këto janë rezultatet

Politikë
Kalo në kategori