LAJMI I FUNDIT:

Tahiri: Seanca e re plenare për Trustin do të përcaktohet të hënën e javës së ardhshme

Tahiri: Seanca e re plenare për Trustin do të përcaktohet të hënën e javës së ardhshme
Foto: Arkiv

Shefi i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike të Kosovës, Abelard Tahiri ka theksuar se vazhdimi i seancës do të jetë të enjten, kurse seanca e re për Trustin do të përcaktohet të hënën e javës së ardhshme.

Sipas Tahirit, me gjasë kjo seancë do të jetë brenda javës, përcjell Telegrafi.


“Ditën e hënë [të javës së ardhshme], do ta përcaktojmë edhe rendin e ditës për seancën e radhës në të cilën do të trajtohet një pikë e cila për një kohë të gjatë janë duke e pritur padurim, ajo e Trustit. Deri në 30 për qind kemi pësuar rritje të çmimeve të produkteve ushqimore, ku e konsiderojmë se kjo pikë është jashtëzakonisht e rëndësishme, e me gjasë do të jetë dita e enjte”, tha Tahiri.

Me 5 vota për, 5 kundër dhe një abstenim deputetët e Komisionit për Buxhet dhe Transfere nuk e kishin miratuar ndryshimin në parim të Ligjit për tërheqjen e kursimeve nga Fondi Pensional (Trusti). Në Kuvendin e Kosovës, ky Projektligj do të shqyrtohet pa aprovim të këtij Komisioni apo Qeverisë.

Projektligji për tërheqjen e kursimeve nga Trusti shkon në Kuvend pa miratimin e Komisionit për Buxhet
Lexo po ashtu Projektligji për tërheqjen e kursimeve nga Trusti shkon në Kuvend pa miratimin e Komisionit për Buxhet

Ndryshe, deputeti Bekim Haxhiu në emër të Grupit Parlamentar të PDK-së, më 9 mars pati dorëzuar në Kuvend, Projektligjin për plotësimin dhe ndryshimin e Ligjit për Fondin e Kursimeve Pensionale, i cili do të mundësonte tërheqjen e këtyre mjeteve.

Kujtojmë se një tërheqje e ngjashme deri në 10 për qind është bërë në fund të vitit 2020, pas përkeqësimit të gjendjes financiare të familjeve, për shkak të pandemisë COVID-19. Në raportin e gjashtëmujorit të parë të 2021-së, Trusti kishte njoftuar janë tërhequr rreth 200 milionë euro nga më shumë se 427 mijë kontribuues.

Deputetë nga opozita janë pro lejimit të një tërheqje të re nga Trusti, por pushteti këmbëngul se një gjë e tillë do ta dëmtonte ekonominë e Kosovës. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Gjykata Komerciale e hedh poshtë propozimin për pezullim të procedurës përmbarimore ndaj Telekomit

Gjykata Komerciale e hedh poshtë propozimin për pezullim të procedurës përmbarimore ndaj Telekomit

Ekonomi
Agjencia e Ushqimit del me sqarime lidhur me cilësinë e mishit në Kosovë

Agjencia e Ushqimit del me sqarime lidhur me cilësinë e mishit në Kosovë

Ekonomi
Fitoni dhurata ekskluzive nga Samsung në foleja.com

Fitoni dhurata ekskluzive nga Samsung në foleja.com

Foleja
3, 2, 1 - Volvo gati për ty!

3, 2, 1 - Volvo gati për ty!

Volvo Kosova
Veç thuj ej, EI Taxi është knej

Veç thuj ej, EI Taxi është knej

El Taxi
Kush t’rahaton me punë përveçse Telegrafi Jobs?

Kush t’rahaton me punë përveçse Telegrafi Jobs?

Ekonomi
Kalo në kategori