Vizitën e sotme të kryeministrit Ramush Haradinaj në Komunën e Prishtinës ku u prit nga kryetari Shpend Ahmeti, e ka komentuar edhe drejtori i Insitutit për Qeverisje Lokale, Besnik Tahiri.

Tahiri përmes një postimi në Facebook, ka shkruar se ky nuk ishte thjesht takim kurtuazie, në fakt ishte vizita e parë e një Kryeministri që i bën kryeqytetit.


Postimi i plotë:Të dashur qytetarë të Prishtinës, Sot për herë të parë Kryeministri i vendit, bashkë me katër ministra, u pritën nga udhëheqja e kryeqytetit. Ky nuk ishte thjesht takim kurtuazie, në fakt është vizita e parë e një Kryeministri që i bën kryeqytetit. Për 100 ditë punë, Kryeministri Haradinaj mori veprime e dha zotime se kryeqytetit do t'i jepet ajo që nuk iu dha për 17 vite. E cilat janë përfitimet: - Ligji për Kryeqytetin, Ligj ky që u zvarrit për 10 vite; - Pallati i Rinisë, që tash e 18 vjet është gati se jo-funksional; - Inicimi i Sallës Koncertale ose Pallatit të Operës – dakordim për Task Forcën që do të nis procesin e dislokimit të Administratës Tatimore nga ish-ndërtesa e Gërmisë; - Partneriteti për investime në Unazën e Qytetit që do ti jepte frymë kryeqytetit duke i dhënë fund kaosit në trafik; - Harta zonale që i jep zgjidhje problemeve të mëdha në çështjet urbane; - Kryerja e obligimeve për shpronësim që ka qeveria karshi kryeqytetit; Është me rëndësi të thuhet se çfarë nuk u arrit për 17 vite, u bë për 100 ditë punë me veprime e vendime parimore. E gjitha kjo duke tejkaluar interesat politike për të vendosur fokusin në mirëqenien e qytetarëve dhe interesin e zhvillimit të kryeqytetit.