Shefi i Grupit Parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Besnik Tahiri ka thënë se Qeveria Kurti ua ka rënduar jetën qytetarëve.
Reagimi i Tahirit vjen pas konferencës së sotme të kryeministrit Albin Kurti me ministrin e Financave, Hekuran Murati duke shtuar se këta po vazhdojnë me mashtrime.
“Më la shumë përshtypje një mashtrim skandaloz që e bënë me qytetarët e Kosovës, ministri Hekuran Murati. Ai kërkonte që sektori privat t’i rrisin pagat për punëtorët sepse u është rritur fitimi. E, është vet personi përgjegjës, që e ka në dorë, me një rishikim buxhetor, me një ndërrim të një neni, ta rris koeficientin nga 105 në 129 euro, siç kemi rekomanduar si AAK dhe me i rritë pagat në sektorin publik për 80 mijë njerëz”, thuhet në reagimin e Tahirit.
Ai po ashtu thekson se Murati është një ministër që nuk ka bërë asgjë për sektorin privat.
“Është një ministër i Financave që nuk ka bërë asgjë për sektorin privat, për biznesin, për ekonominë, veçse ua ka rënduar jetesën, e veçse u ka qëndruar mbi kokë, tash e dy vjet e gjysmë”, përfundon ai.
Murati gjatë një konference për medie, ka kërkuar që bizneset duhet t’i rrisin pagat e punëtorëve duke pohuar se marzha e fitimit për shumë biznese është rritur dukshëm gjatë viteve të fundit.
“Kemi problemin e mos ofrimin e kushteve të punës nga ana e bizneseve, duke filluar që nga pagesat. Për shumë biznese, marzha e profitit është rritur, sidomos viteve të fundit, pra këtë e them nga të dhënat e konfirmuara, prandaj duhet të rriten edhe pagat e punëtorëve”, është shprehur Murati.
Ai ka shtuar se nga masat mbështetëse të Qeverisë për rritjen e pagave, deri më tani kanë përfituar rreth 17 mijë punëtorë.
“Ne si Qeveri i kemi bërë disa herë thirrje, kemi pasur masa mbështetëse edhe për rritjen e pagave, ku kanë përfituar rreth 17 mijë punëtorë edhe përmes platformës Super Puna”, ka përfunduar ai. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëBëhu banor i kompleksit luksoz bregdetar “Holiday In 2” - Shëngjin
“Dal në treg e kthehem me duar në xhepa”: A i kontrollon kush çmimet?
Për herë të parë në Kosovë vjen "Peja Outdoor Tourism Festival"
Ndrroje kerrin e vogël me Dacia Duster të ri për rrugë të gjata - Auto Mita
Pagat minimale në Evropë - si ndryshojnë në të gjithë kontinentin?
Telegrafi Jobs hap dyert për mundësi emocionuese për karrierë
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Kurti fton në takim liderët e tri partive opozitare, tregon për çka do të bisedojnë
Gjermania po e jep falas këtë vilë gjigante, por ka një problem: Sapo përmendet ish-pronari, askush nuk e dëshiron
Bayern Munich e ka gjetur trajnerin e ri, Flick rikthehet dhe për ndihmës do ta ketë legjendën gjermane
“Podcasti me Afronën është keqkuptuar, ndjenjat e mia i përkasin ‘bebes’” – Befason Blero me reagimin
Largimi i Kylian Mbappe liron 225 milionë euro për PSG-në, një 'pjesë e konsiderueshme' do të investohet te ylli i Serie A
Como është ngjitur në Serie A pas 21 vitesh, Fabregas dhe Henyr kanë arsye për festë