LAJMI I FUNDIT:

Tahiri pyet Kurtin: Nëse jo me Amerikën, atëherë me kë koordinohesh?

Tahiri pyet Kurtin: Nëse jo me Amerikën, atëherë me kë koordinohesh?

Ish-kryenegociatorja e Kosovës për bisedimet me Serbinë, Edita Tahiri ka komentuar zhvillimet e fundit në Kosovë, si dhe takimin e sotëm të kryeministrit Albin Kurti me opozitën.

Tahiri përmes një reagimi në Facebook, ka pyetur Kurtin se më kë koordinohet ai, nëse jo me Amerikën.


“Takimi mes Kryeministrit dhe opozitës nuk rezultoi në unitet por në ndarje rreth rëndësisë së koordinimit me SHBA-të. Opozita u shpreh se janë pro për SHBA-të ndërsa Kryeministri Kurti vazhdoi të jetë kundër koordinimit me SHBA-të. Një gjë duket absurde, Kurti thotë në media se koordinohet me aleatët, mirëpo pyetja është nëse nuk koordinohet me amerikanet atëherë më kë koordinohet Kurti ?”, shkruan Tahiri.

Pas takimit me opozitën, Kurti ka theksuar se Qeveria është e përkushtuar në ruajtjen e sovranitetit, ligjshmërisë, paqes dhe sigurisë. /Telegrafi/