Tahiri: Përparime në zbatimin e marrëveshjes së Brukselit

Tahiri pas takimit deklaroi se hapja e përfaqësive diplomatike mes shtetit të Kosovës dhe Serbisë vlerësohet si një kontribut për fqinjësi të mirë dhe stabilitet rajonal dhe se ka pasur përparime në zbatimin e aspekteve të ndryshme të marrëveshjes.
Sipas një komunikate për media, në të ardhmen edhe me angazhimin e BE-së si ndërmjetësuese duhet të avancojnë më shumë qëllimet dhe misioni i këtyre zyrave, të cilat duhet kontribuojnë në normalizimin e marrëdhënieve ndërshtetërore mes dy vendeve.
“Ky takim në Bruksel kishte rëndësi, sepse u identifikuan disa sfida që duhet adresohen dhe për të cilën kishte gatishmëri trepalëshe”, tha zëvendëskryeministrja Tahiri. /Telegrafi/
Nga
Telegrafi
07/03/2014












































