LAJMI I FUNDIT:

​Tahiri për Kurtin: Çfarëdo që të thotë, nuk është i besueshëm

​Tahiri për Kurtin: Çfarëdo që të thotë, nuk është i besueshëm
Besnik Tahiri - Shef i Grupit Parlamentar të AAK-së

Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri, ka thënë se kryeministri Albin Kurti nuk ka marrë asnjë veprim paraprak për shtrenjtimin e energjisë elektrike.

Ai ka thënë se çfarëdo që të thotë Kurti, nuk është i besueshëm dhe se arsyetimet për shtrenjtimin e energjisë elektrike janë banale.


“Arsyetimi është banal. Çfarëdo që të thotë nuk është i besueshëm në këtë temë. Në fushatën e 2019 ka kërkuar zvogëlimin e çmimit, ndërsa në fillim të këtij viti ka qenë i lajmëruar për krizën energjetike, por nuk ka marrë asnjë veprim. Tani kur filloi shumë problemi filloi të bëjë atë që quhet brain-game (lojë truri), duke bërë akuza. E dimë se për çdo investim të mundshëm në energji, Kurti e ka kundërshtuar. Ministrja tha se ZRRE e merr vendimin për rritjen e çmimit të energjisë, ndërsa kryeministri ka thënë se çmimi i energjisë është i shtrenjtë dhe tash emërimin e ZRRE-së e ka bërë shumica dhe politikisht po rritet çmimi i energjisë”, deklaroi Tahiri në televizionin T7.

Ndryshe, AAK për nesër ka paralajmëruar se do të paraqesë një rezolutë në Kuvendin e Kosovës, me të cilën do të kërkohet ulja e çmimit të rrymës për qytetarët.

Kryeministri Albin Kurti tha sot se shtrenjtimi i energjisë elektrike është i pashmangshëm dhe se për situatën e krijuar ai ka fajësuar qeveritë e kaluara.

Qeveria ka premtuar se do ta zbusë gjendjen me subvencionimin prej 75 milionë eurosh. Në raportin jo final të Zyrës së Rregullatorit të Energjisë thuhet se ky fond do ta shpëtojë nga rritja e çmimit bizneset dhe amvisëritë që shpenzojnë nën 600 kilovat, por jo edhe ata që e kalojnë këtë shifër.

Reagime ndaj paralajmërimeve të shtrenjtimit të energjisë elektrike ka pasur edhe nga PDK-ja e LDK-ja.

Në trend Lajme

Më shumë
Serwer tregon se pse Serbia i frikësohet anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës

Serwer tregon se pse Serbia i frikësohet anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës

Lajme
Von Cramon: Nëse Kosova e Serbia përfitojnë më shumë nga moszbatimi i marrëveshjeve, vështirë të bëhet diçka në Bruksel

Von Cramon: Nëse Kosova e Serbia përfitojnë më shumë nga moszbatimi i marrëveshjeve, vështirë të bëhet diçka në Bruksel

Lajme
Arrestimet e qytetarëve të Kosovës në kufi, analistët në Beograd: Serbia ka prekur fundin moral e politik

Arrestimet e qytetarëve të Kosovës në kufi, analistët në Beograd: Serbia ka prekur fundin moral e politik

Lajme
Një muaj paraburgim për shqiptarin nga Kosova të arrestuar në Serbi

Një muaj paraburgim për shqiptarin nga Kosova të arrestuar në Serbi

Drejtësi
Kosovari i arrestuar në kufi, Serbia pretendon se ishte pjesë e luftës, mohon OVL-UÇK

Kosovari i arrestuar në kufi, Serbia pretendon se ishte pjesë e luftës, mohon OVL-UÇK

Siguri
“Të ngrehi zhag”, deklarata e bashkëshortes së Riza Muratit, e cila e ka denoncuar kapitenin e policisë për dhunë

“Të ngrehi zhag”, deklarata e bashkëshortes së Riza Muratit, e cila e ka denoncuar kapitenin e policisë për dhunë

Drejtësi
Kalo në kategori