LAJMI I FUNDIT:

Tahiri: PDK me listë të pastër për zgjedhjet, listë që Kosovës i sjell fillim të ri

Tahiri: PDK me listë të pastër për zgjedhjet, listë që Kosovës i sjell fillim të ri

Anëtari i Kryesisë së PDK-së, Abelard Tahiri, ka deklaruar se PDK do të dalë me një listë të fuqishme, të përbërë nga emra kredibilë, për zgjedhjet e jashtëzakonshme nacionale, të cilat do të mbahen më 11 qershor.

Tahiri, duke folur në Emisionin “Imazh” të RTK-së, ka siguruar se PDK do ta ketë një listë të pastër me kandidatë për deputetë.