LAJMI I FUNDIT:

Tahiri: Kushtetuta materializoi shtetin sovran të Kosovës

Tahiri: Kushtetuta materializoi shtetin sovran të Kosovës

Ministri i Drejtësisë, Abelard Tahiri në 10 vjetorin e Kushtetutës të Kosovës, ka thënë se kjo Kushtetutë materializoi shtetin sovran të Kosovës, vendosi bazat për paqen e qëndrueshme në mes të komuniteteve të saj dhe përcaktoi parimet më të larta të demokracisë, lirisë dhe të drejtave të njeriut.

Përmes një postimi në Facebook, Tahiri ka uruar të gjithë për dekadën e parë të Kushtetutës.


Postimi i plotë:

Kushtetuta e Republikës së Kosovës sot përmbushë një dekadë të tërë prej se është miratuar duke përcaktuar kështu të ardhmen demokratike dhe prosperuese të shoqërisë tonë. Sot para një dekade, kjo Kushtetutë, materializoi shtetin sovran të Kosovës, vendosi bazat për paqen e qëndrueshme në mes të komuniteteve të saj dhe përcaktoi parimet më të larta të demokracisë, lirisë dhe të drejtave të njeriut. Kushtetuta e Kosovës nuk përfaqëson vetëm aktin juridik që përcakton rendin politik, ekonomik e social, por edhe vetë identitetin e popullit tonë që nga trajektorja historike e luftës për pavarësi e deri te e ardhmja e përbashkët e të gjithë qytetarëve të saj dhe tek e ardhmja e Republikës së Kosovës, si shtet paqedashës, i integruar në Bashkimin Evropian dhe NATO, si dhe i përcaktuar për zhvillim demokratik e ligjor që garanton të drejtën dhe barazinë për të gjithë qytetarët e saj, pa dallim.
Urime Dita e Kushtetutës!

Në trend Lajme

Më shumë
Tension në Kuvend mes PDK-së e LVV-së, Shala ia ndalon fjalën Kusari-Lilës – nënkryetarja thërret sigurimin

Tension në Kuvend mes PDK-së e LVV-së, Shala ia ndalon fjalën Kusari-Lilës – nënkryetarja thërret sigurimin

Lajme
“Ju kemi njohur para lufte...ju njohim edhe tash”, Haxhiu, opozitës: Milionerë nuk ishit, jeni bërë vetëm duke qenë në qeveri

“Ju kemi njohur para lufte...ju njohim edhe tash”, Haxhiu, opozitës: Milionerë nuk ishit, jeni bërë vetëm duke qenë në qeveri

Lajme
Vrasja e Liridona Ademajt - edhe dy muaj paraburgim për Naim Murselin dhe dy të tjerët, i dyshuari i katërt mbrohet në liri

Vrasja e Liridona Ademajt - edhe dy muaj paraburgim për Naim Murselin dhe dy të tjerët, i dyshuari i katërt mbrohet në liri

Drejtësi
Siljanovska: Nuk do t'i largojë tabelat Maqedonia e Veriut, dhe do ta përdor vetëm Maqedonia

Siljanovska: Nuk do t'i largojë tabelat Maqedonia e Veriut, dhe do ta përdor vetëm Maqedonia

Politikë
Murati i përgjigjet opozitës: Në raportin e DASH-it ka përgjysmim të korrupsionit me këtë Qeveri

Murati i përgjigjet opozitës: Në raportin e DASH-it ka përgjysmim të korrupsionit me këtë Qeveri

Lajme
Britania e Madhe kërkon t’i kushtohet më shumë vëmendje rreziqeve të konfliktit në Ballkan

Britania e Madhe kërkon t’i kushtohet më shumë vëmendje rreziqeve të konfliktit në Ballkan

Lajme
Kalo në kategori