LAJMI I FUNDIT:

Tahiri kritikon Kurtin: Në emër të shtrirjes së sovranitetit, zgjedhjet në veri i bëri subjekt ndërkombëtar

Tahiri kritikon Kurtin: Në emër të shtrirjes së sovranitetit, zgjedhjet në veri i bëri subjekt ndërkombëtar

Shefi i Grupit Parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Besnik Tahiri, ka kritikuar kryeministrin Albin Kurti për qasjen në dialogun me Serbinë.

Ai ka thënë se Kurti për më shumë se dy vjet e ka përdorur dialogun si formë për zhvendosjen e vëmendjes publike nga sfidat dhe problemet e brendshme.


“Kjo qeveri në emër të shtrirjes së sundimit të ligjit dhe sovranitetit në komunat veriore, prodhoi efektin e kundërt nga ky synim dhe proklamim, i bëri subjekt ndërkombëtar zgjedhjet lokale si dhe vet funksionimin operativ të institucionit policor”, ka shkruar Tahiri në Facebook.

“Si për secilin shtet të konsoliduar, është e ditur që fuqia e vërtetë e një vendi në rrafshin e jashtëm, qoftë rajonal ose ndërkombëtar, qëndron pikërisht në logjikën e kundërt nga logjika e kësaj qeverie. Nuk mund të kesh pozicion të fortë përfaqësues dhe dialogues, kur nuk keni qeverisje efikase dhe zhvillimore”.

Tutje, ai ka thënë se Qeveria Kurti për më shumë se dy vjet, “përmes taktizimit arriti ta prish konsensusin perëndimor për epilogun përfundimtar dhe dinamikën e dialogut”.

“Serbia doli përfituese dhe arriti të shmang sanksionet, dhe nga një agjendë madhore me interes strategjik, arriti të vendos në tavolinë temat si zgjedhjet, depërshkallëzimi, sekuencimi. Serbia pra përfitoi nga polarizimi i opinionit ndërkombëtar”.

“Kjo qeveri përmes taktizimit në dialog, thjesht e zëvendësoi një populizëm opozitar me një populizëm qeveritar. 14 shtatori është taktika e tij e radhës!”, ka përfunduar Tahiri. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë

"Lidhjet me Serbinë" dhe informata nga Qeveria e Kosovës, çka deshi të thotë Escobar pas pretendimeve se është i implikuar?

Lajme
Mexhiti: VLEN fituese tek shqiptarët, procesi zgjedhor nuk ka qenë demokratik

Mexhiti: VLEN fituese tek shqiptarët, procesi zgjedhor nuk ka qenë demokratik

Politikë
Rruga për në Këshillin e Evropës, Weber: Kosova “ra” në kushtet joformale të Perëndimit

Rruga për në Këshillin e Evropës, Weber: Kosova “ra” në kushtet joformale të Perëndimit

Lajme
Ademi: Fitore historike për Frontin Evropian

Ademi: Fitore historike për Frontin Evropian

Politikë
Mucunski i OBRM-PDUKM-së: Censusi për president është arritur, BDI e vetëdijshme se do të jetë në opozitë

Mucunski i OBRM-PDUKM-së: Censusi për president është arritur, BDI e vetëdijshme se do të jetë në opozitë

Politikë
Çështja e Asociacionit, Haziri: Kurti dëshiroi t’ia lë ;zjarrin në dorë' Osmanit

Çështja e Asociacionit, Haziri: Kurti dëshiroi t’ia lë ;zjarrin në dorë' Osmanit

Politikë
Kalo në kategori